• |
ide | kryesore

“Surpriza e fundjavës”/ Goditet një rrjet i shpërndarjes së kokainës në Tiranë (VIDEO)

Lajme, Të fundit



Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë njoftoi finalizimin e operacionit të koduar “The Weekend Surprise” (Surpriza e fundjavës). Në pranga u vu Fatjon Veseli, 44 vjeç, banues në Tiranë i dënuar më parë për “drejtim automjeti në gjendje të dehur.

Sipas burimeve zyrtare mësohet se shërbimet e policisë ishin në ndjekje të 44-vjeçarit pasi dispononin informacion se ai në bashkëpunim me të tjerë shpërndante “kokainë” sipas dozave te klientët në zonën e “Ish- Bllokut”, “Komunës së Parisit” dhe “Tiranës së Re”.

Veseli është pikasur nga shërbimet e policisë në zonën e Liqenit Artificial dhe gjatë kontrollit fizik të ushtruar, brenda çantës së tij të krahut i është gjetur një qese kokainë me peshë 201 gramë. Në shtëpi iu gjet edhe një motor pa targa që rezultoi i vjedhur.

Policia thotë se janë shpallur në kërkim dhe 2 bashkëpunëtorët e 44-vjeçarit, por për arsye hetimore nuk jepet identiteti. Dosja i është dërguar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë me akuzat “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *