• |
ide | kryesore

Thellohet afera/ Si e zhduku Rama Teatrin Kombëtar nga ‘Ansambli Monumental’

Kryesore, Lajme



Dy ditë më parë Lapsi.al solli përmes një investigimi hapat e qeverisë ‘Rama’ që ndryshonin cmimin e tokës në zonën ku është Teatri Kombëtar, për t’i hapur rrugë favorizimit të kompanisë ‘Fusha Sh.p.k’ e cila do të shembë godinën e teatrit për të ndërtuar një të ri dhe disa kulla të tjera.

Sot opozita ka bërë publike dokumente të tjera që dëshmojnë se si Teatri Kombëtar është hequr me vendim qeverie nga zona e mbrojtur si ‘Ansambël Monument Kulture’. Ish-ministri i Drejtësisë, Gazmend Bardhi bëri publike dokumentet duke theksuar edhe njëherë se plani për shembjen e Teatrit Kombëtar ka nisur më herët nga qeveria.  

“Partia Demokratike po publikon sot dokumentat sesi Edi Rama ka përdorur pushtetin e kryeministrit në funksion të planit mafioz korruptiv për ndërtimin e Kullave në pronën e Teatrit Kombëtar, duke e hequr atë nga zona e Ansambël Monument Kulture. Dokumentat provojnë se qëllimi i Edi Ramës dhe Erion Veliajt nuk është ndërtimi i Teatrit të ri Kombëtar, por falja e pronës publike kompanisë Fusha sh.p.k., me synimin e vetëm të përfitimit korruptiv të rreth 205 milionë eurove”, u shpreh Bardhi. 

Në vijim ai shtoi se vendimi i parë është marrë nga qeveria në prill të vitit 2000. Vendimi shpalli “Ansambël Monument Kulture” Aksin Kryesor dhe Qendrën Historike të Qytetit të Tiranës, duke përfshirë edhe Teatrin Kombëtar dhe zonën përreth tij. 

Sipas vendimit të qeverisë, ky ansambël monument kulture kishte një shtrirje të gjerë dhe korrespondonte me përfshirjen në të, të të gjitha ndërtesave me vlerë historike në qytetin e Tiranës, të cilat duhet t’i nënshtroheshin ruajtjes dhe restaurimit të tyre.

Ndërkohë në prill 2017, gjatë kohës kur opozita ishte ngujuar në cadër, dhe natyrshëm vëmendja e opinionit publik ishte përqëndruar tek kriza politike,  Edi Rama vendosi zvogëlimin e Qendrës Historike të kryeqytetit. Me vendimin e datës 12 Prill 2017 qeveria hoqi prej hartës së mbrojtur zonën e Teatrit Kombëtar dhe çdo zonë tjetër të Tiranës, ku ka planifikuar ndërtimin e Kullave.

“Vendimi për zvogëlimin Qendrës Historike është marrë pa patur asnjë argument ligjor, teknik apo historik. Argumenti i vetëm është pastrimi i parave dhe fitimi i miliona eurove nga Edi Rama, njësoj siç bëri kur ishte Kryetar Bashkie”, tha Bardhi.

Më tej këshilltari ligjor i PD-së demonstroi përmes grafiteve se cdo zonë e hequr nga ansambli i qendrës historike të Tiranës aty ku është sot Teatri Kombëtar, janë ndërtuar apo janë planifikuar të ndërtohen kulla.

“Afera mafioze me Teatrin Kombëtar provon se Rama është gati të shkatërrojë gjithçka për interesat e tij personale dhe pasurimin e një grushti oligarkësh që ndajnë fitimet e paligjshme me të”, tha Bardhi duke i bërë apel presidentit Ilir Meta që të mos e dekretojë ligjin. Më poshtë dokumentet e publikuara nga PD. 

© LAPSI.al 

 



7 Comments

  1. Per nga ngjyrat ja keni kaluar dhe rames.pd thote qe ka dokumenta por nuk dergon ne prokurori por i perdor per retorike politike dhe kjo e ka nje pergjigje te thjeshte se njerez brenda PD dhe reth saj kane interesa aty si nishani qe parakontraten me nderuesin fusha e firmosur ne kohen e berishes dhe bashes,prandaj dhe luli ben gjoja sikur po lufton.

  2. Problemi juaj eshte se Rama nuk I pjerdh fare opinionet tuaja. Kete tallje dhe mospjerdhje e konstatojme te gjithe .

  3. Problemi eshte shume me i thelle sesa shkruhet dhe mendohet nga publiku.ps e transformoj ps famkeqe ne mexiken dhe kolumbin e para 27-30 viteve,ku bandat te orgonizuara nga qeveria e shteti,ku pastaj lidhen direkt bisnismen me banda kriminale e trafik droge,dhe qeveria eshte lider organizimi i ktyre krimeve dhe trafik droge,dhe ekzekutimeve,siq shkruan shqiotarja .com,se sot u vra polici me gruan e tij ne shkoder.
    Famozi analist artan haxha,vetem detajoj se qka ndodhe,por pa guxuar te permand emra qeveir e bandash,se i rrexikohet jeta.
    Bandat e elbasanit,vlores,shkdres e shume qytete tjera ne shqiperi,qe trafikojn droge per qeverin,vrasin e ekzekutojn per qeverin rama xhafaj,balla etj.
    PS e trasformoj shqiperin ne meksik dhe kolumbin e para 30 viteve,ku bandat e lidhur me shtetin,kane ber kerdi ne krime e ekzekutime njerzish.

  4. Sal Brrish! Largoju o qenije e peshtire! Merr me vete edhe Andin dhe te gjithe hajdutet dhe militantet injorante! Mjaft me merr me vete edhe Ramen por mos na pengo me qe te shpetosh nga burgu edhe Meten edhe Tulipanin bashke me Edin! Largojuni o krimba!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *