• |
ide | kryesore

Video/ Belgjika e treta, Kane Këpuca e Artë janë ngushëllimet e ndeshjes në St Petersburg

Rusi 2018, Sport, Video



Belgjika është e treta në botë ndërsa Harry Kane pothuaj siguron Këpucën e Artë të Botërorit që mund të ngushëllojë dy skuadrat që u përballën në stadiumin e Shën Petersburgut për vendin e tretë e të katërt. Shumë e fortë Belgjika për Anglinë, ashtu si edhe në ndeshjen e fundit të Grupeve dhe fitorja edhe një herë anoi nga Djajtë e Kuq të udhëhequr nga “Rreziku” Hazard, që kuptimin e emrit të tij ia transmetoi sistematikisht gjithë prapavijës britanike.

Southagte nuk hoqi dorë nga 3-5-2 i tij e përpara i dha mundësinë Kane të përmirësonte shifrat e 6 golave në këtë Botëror, e të ruahej gjithashtu nga prezenca e Lukakut që e ndiqte me 4. Por të dy sulmuesit dështuan të linin gjurmë në këtë sfidë, duke humbur mundësi jo si noramlisht, sidomos Lukaku, që nuk i lë mundësi tjetër Martinezit të ethshëm për CV ta zëvendësonte. Në hije Kane, që nuk shënon me aksion që nga ndeshja e parë e Botërorit, pa llogaritur golin pa dashje kundër Panamasë.

Mesfusha e rimodeluar e Tre Luanëve, mori tjetër ritëm me hyrjen e Lingard, por megjithatë u ndesh pareshtur me mbrojtjen e kujdesshme belge, që pasi rezistoi ofesnivës së Dier, Rashford e Maguire, të vetmit që tentuan kuadratin e Courtois, ndëshkuan me Hazard të jashtëzakonshëm.

Playmakeri i Belgjikës bëri një tjetër ndeshje monumentale, jo për golin e shënuar, i katërti në Rusi, por për intesitet, driblime, tentative, vizion e karakter që i tregoi në fushë për Belgjikën dhe futi në drojë Anglinë dhe një Pickford, që ka meritën por është edhe fajtor se i prishi Botërorit aksionin më spektakolar të tij, duke neutralizuar goditjen e Meunier.

Anglia fitoi një skuadër, ndoshta edhe pak më tepër vetëbesim se kishte para turneut, por që të përsëritet 1966 duhen kampionë, nga ata që bëjnë diferencën në cdo ndeshje e jo vetëm kundër Panamasë…


https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/6k/6KPV.mp4



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *