• |
ide | kryesore

Argjentina, largohet Sampaoli: Ëndrra është Pep Guardiola

Sport



Mungon vetëm zyrtarizimi, por aventura e Jorge Sampaolit me Argjentinën ka përfunduar pas dështimit në Botëror. Sipas mediave vendëse Federata Argjentinase e Futbollit ka vendosur për zgjidhjen e kontratës e cila ishte vlefshme deri në Botërorin 2022, pas akordit të arritur me avokatët e tij. Sampaoli do të marrë 2 milionë dollarë bonus (krahasuar me 8.6 milionë nëse do të shkarkohej përpara Kupës së Amerikës 2019).

Sipas ‘Clarin’, divorci mes Sampaolit dhe Argjentinës pritet të shpallet në fillim të javës tjetër. Sampaoli – shkruan gazeta argjentinase – e ka kuptuar se nuk kishte më hapësira për të , me drejtuesit e AFA-s të përfaqësuar nga Claudio Tapia dhe Daniel Angelici, të cilët i kishin kthyer shpinën. Sampaoli, që konsiderohet fajtori kryesor i dështimit të Argjentinës në Kampionatin Botëror për zgjedhjet e tij të formacionit dhe përjashtimet e shkëlqyera, i kishte “shpëtuar” shkarkimit pas humbjes kundër Francës dhe eliminimit në 1/8 për arsye ekonomike, me Federatën që duhej të paguante të gjithë klauzolën e largimi të parakohshëm. Tani pas zgjidhjes së këtij ngërçi, Argjentina është e gati të ringrihet. Ëndrra e AFA-s quhet Pep Guardiola.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *