• |
ide | kryesore

FOTO/ Natë çmendurie në Paris…

Rusi 2018, Sport



Festë e madhe në Paris pas fërshëllimës së fundit në finalen e Kupës së Botës Rusi 2018. Skuadra e Deschamps mposht 4-2 Kroacinë dhe populli francez është derdhur nëpër rrugë për të festuar Kupën e Dytë të Botës të fituar nga “Gjelat”.

Mes korëve, flamujve dhe tymueseve, një det njerëzish ka mbushur Champs-Elysées, mes Place de la Concorde e Harkut të Triumfit e shumë zona të tjera simbolike të kryeqytetit të Francës.

Në cdo kënd të rrugëve të Parisit dëgjohet Marsejeza, himni kombëtar i Francës. Koret e stadiumeve alternohen me buritë e makinave dhe fishekzjarret.

Një qytet në festë që brohoret për kampionët e tij “On est champions, on est champions”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *