• |
ide | kryesore

Franca në çatinë e botës – 20 vjet më pas festa është përsëri blu

Rusi 2018, Sport, Video



Favorite që në start të turneut, Franca e Didier Deschamps nuk priti aspak për të justifikuar pritshmëritë në një turne, që pati shumë surpriza, por edhe po aq siguri. Blutë nuk ishin kurrë spektakolarë, me përjashtim të leksionit që i dhanë Argjentinës. Por pragmatizmin e përdorën si armën kryesore për të rrëmbyer atë që kishte rëndësi, trofeun.
Finalet nuk luhen, por fitohen ishte filozofia franceze, sidomos pas akuzave të Belgjikës së mundur në gjysëmfinale. E megjithatë, Deschamps nuk hoqi dorë nga strategjia e tij, për të vrarë ndeshjen me Kroacinë në Luzhniki, falë episodeve.
Episode që kroatët i ndërtuar edhe vetë, por që francezët ishin gati ti merrnin, pa humbur kohë, pa i lënë mundësinë të besuarve të Dalic të korigjoheshin. Një mbrojtje solide, por mbi të gjitha një mesfushë e jashtëzakonshme me një Pogba e Kante, që i dhanë mundësinë treshes ofensive të teknikut, Matuidi-Griezmann-Mbappe të bënin gjithcka për të justifikuar edhe 90 minutat pa një tentativë të vetmë drejt portës të qendërsulmuesit francez Giroud.
Nuk mund të mungonte Mbappe në protagonizmin e një adoleshenti që pushtoi Botërorin me gola dhe kualitet. Rekordi është i tij, si sulmuesi i dytë pas Pele që shënon në finalen e një Botërori pa mbushur ende 20 vjec.
Deschamps bëhet francezi i parë që fiton Kupën e Botës edhe si lojtar edhe si trajner dhe Franca feston 20 vjetorin e Kupës së parë me një tjetër trofe…






https://clips.clippit.tv/qvabpe/720.mp4



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *