• |
ide | kryesore

Gary Lineker: “N’Golo Kanté është lojtari i këtij Botërori”

Sport



Sytë e shumë dashamirësve të futbollit do të jenë sërish të përqendruar tek ai sot në finalen e Kupës së Botës, Francë-Kroaci. I pandalshëm me ekipin francez, N’Golo Kanté është “lojtari i këtij Botërori” sipas Gary Lineker. Ish-lojtari britanik, tani konsulent për BBC, vlerësoi lojtarin francez në një intervistë për të përditshmen L’Equipe.

“Me Kante, Franca luan me 12 lojtarë, vetëm ai vlen sa për dy mesfushorë. Ai është kudo. Unë jam tifoz i tij. Në rolin e tij Kante është lojtari i më i mirë që kam parë ndonjëherë. Ka një lexim të pabesueshëm të lojës. Arrin të kapë topa të pamundur. Vrapon kudo, është i shpejtë, është një vjedhës i vërtetë i topave”, tha Lineker.

Gary Lineker shtoi: “Mënyra se si ua merr topin lojtarëve kundërshtarë, pa u vënë re, është e pabesueshme”. Kundër Kroacisë, N’Golo Kanté do të jetë sërish titullar dhe nuk do të ketë pak për të bërë kundër mesfushës kundërshtare të përbërë nga ylli i Real Madrid Luka Modriç me shokë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *