• |
ide | kryesore

Kroacia mundi veten në 45 minutat e para finale

Rusi 2018, Sport



Ka përfunduar me Francën në avantazh 2-1 pjesa e parë e betejës finale të Luzhnikit, për trofeun e Kupës së Botës. Franca e Kroacia kanë bërë maksimumin e tyre në kërkim të historisë, por nëse skuadra e Deschamps shfrytëzoi armët e saj kryesore, Kroacia e Dalic është tradhëtuar nga gabimet elementare të kampionëve të saj.

Avantazhi francez është shënuar në daljen e parë në gjysmëfushën e Kroacisë, në minutën e 19. Autogoli i Mandzukic, që e dërgoi topin pas shpinës së Subasic, në tentativë për të larguar topin, në zhvillimet e një goditje dënimi. Kjo ishte një goditje e rëndë për skuadrën e Dalic, që dominoi fushën e Luzhnikit në pjesën më të madhe të 45 minutave të para.

E megjithatë Perisic barazoi rezultatin në minutën e 29 me një goditje të fortë në zonë, duke bërë që Kroacia të kurorëzojë përpjekjet e saj.

Por fati duket sikur nuk ishte me ballkanasit e pas autogolit të Mandzukic këtë herë është Perisic, që preku topin me dorë brenda zonës, në goditjen me kokë të Matuidi. Pas kontrollit me VAR, Pitana akordoi 11 metërsh dhe Griezmann nga pika e bardhë nuk mund të gabonte, duke i dhënë një tjetër avantazh Francës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *