• |
ide | kryesore

Kroacia në finale me “një ndeshje” më shumë të luajtur se Franca

Rusi 2018, Sport



Në orën 17, në Luzhniki të Moskës, vendoset Kupa e Botës në Rusia 2018. Nga njëra anë konsistenca e skuadrës së Deschamps në kërkim të titullit të fituar njëherë në 1998, nga ana tjetër Kombëtarja e Dalic në finalen e saj të parë.

Përtej cdo statistike, motivimi dhe dëshirë për të dhënë gjithcka për atë Kupë të cmuar, Franca futet e favorizuar në finale edhe për një tjetër arsye: Kroacia ka mbërritur në finale duke luajtur 3 ndeshje rradhazi me kohët shtesë, për një total prej 90 minutash ekstra. Praktikisht një ndeshje më shumë se Franca e Deschamps që i ka zgjidhur gjithnjë punët brenda kohës së rregullt.

Dalic, ndërkohë, i është dashur të shkojë deri tek 11 metërshat në 1/8 e finaleve kundër Danimarkës, pas 1-1 të shpejtë të sigluar me golat e Joergensen e Mandzukic. Edhe në cerekfinale, ballkanasit janë detyruar të kalojnë shtesat e të përballen edhe njëherë me penalltitë kundër organizatorëve të Rusisë, me ruletën ruse që nuk nxorri rusët fitues.

Në gjysëmfinale Kroacia shmangu vetëm 11 metërshat, se minutat e kohës shtesë i luajti të gjitha, me golin deciziv të Mandzukic në minutën e 109, që i coi ballkanasit në finale për herë të parë në histori.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *