• |
ide | kryesore

MOVIOLA/ Franca kampione, por jo pa ndihmë arbitrare..!

Rusi 2018, Sport



Finalja e parë e një Botërori me VAR e menjëherë polemika dhe raste të vecanta. Goli i parë i Francës është dukur i parregullt, i nisur nga një pozicion jashtë loje i Pogba. Ndërkohë, saktë është akorduar penalltia në prekjen me dorë të topit nga Perisic, në mënyrë ta pavullnetshme, por që pengoi një rast të qartë goli. Arbitri argjentinas Pitana tregon pikën e bardhë pas ndërhyrjes së VAR.

GOLI I 1-0 I FRANCËS: GODITJE DENIMI E DYSHIMTË DHE POZICIONI I POGBA

Goli i avantazhit të Francës lindi nga zhvillimet e një goditje dënimi të provokuar nga ndërhyrja e Brozovic ndaj Griezmann. Sulmuesi shkon në kontakt me Griezmann e përsëritjet treguan se francezi ishte në rrëzim e sipër përpara se të kishte kontakt me Perisic. Protesta, por Pitana akordon faull. E natyrisht Var nuk mund të ndërhyjë.

Nga ky moment vjen autogoli i Mandzukic. Në krosimin e Griezmann, Pogba niset në pozicion jashtë loje. Shkon të kontrastojë topin me Mandzukic, duke u nisur pas shpinës së kroatit. Devijimi fatkeq i sulmuesit mund Subasic. Var nuk ndërhyn.

PENALLTIA E 2-1 E FRANCËS: PREKJE ME DORE E PERISIC

Ndërhyrja e parë historike e Var në një finale të Botërorit dhe 11 metërshi i parë në finale i diktuar nga teknologjia. Pitana thërritet nga Var në goditjen e këndit të Griezmann. Umtiti godet me kokë e topi shkon në dorën e majtë të Perisic. Faulli është i dukshëm, edhe pse i pavullnetshëm. Pitana nuk e dallon, por Var e thërret e pasi e sheh “on field revieë” akordon penallti.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *