• |
ide | kryesore

Policia: Makina e djegur u përdor në vrasjen e ish-policit në Shkodër

Lajme, Të fundit



Kanë dalë detaje të reja lidhur me vrasjen e dy të rinjve në Shkodër, teksa makina me të cilën dyshohet se janë larguar autorët është gjetur e djegur në një zonë në afërsi të Koplikut.

Në një video të siguruar nga Lapsi.al shihet makina e djegur kur është gjetur nga policia, ndërsa nga Policia e Shkodrës ende nuk ka një konfirmim se kur ka ndodhur ngjarja.

Boran Berçama dhe Silva Ndoci u raportuan të vdekur rreth orës 06:00 të mëngjesit të sotëm, ndërsa vrasja mendohet që të ketë ndodhur pas mesnate.

Njoftimi zyrtar i Policisë për makinën:

“Me date 15.07.2018 rreth orës 10:30 jemi njoftuar se në lagjen Dobraç, në dalje të Bypass-it është gjetur një automjet i djegur.

Menjëhere kanë shkuar forcat policore dhe grupi hetimore dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes

Paraprakisht dyshohet se mjeti të jetë përdorur nga autorët e ngjarjes së ndodhur sot në orët e para të mëngjesit ku ka mbetur i vrarë shtetasi B. B. 30 vjeç dhe bashkëjetuesja e tij shtetësja S. N. rreth 25 vjeçe, pasi në mjet është gjetur dhe një armë zjarri automatike”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *