• |
ide | kryesore

Prapaskena e Cristiano Ronaldo, Napoli i tha jo: “Do të rrezikonim falimentimin”

Sport



Të hënën do të jeë “CR7-day” për Juventusin, i cili do të preantojtë goditjen e madhe të merkatos verore në konferenën e shtypit. Por në vigjilje të mbërritjes së Cristiano Ronaldos në Itali ëshë zbuluar një prapaskenë e bujshme e merkatos.

Siç është raportuar nga ‘La Gazzetta dello Sport’ dhe ‘Il Corriere dello Sport’, në fakt, agjenti i yllit portugez, Jorge Mendes, e propozoi atë te Napoli në pranverë, kur divorci midis kampionit dhe presidentit të Real Madridit Florentino Perez ishte konsumuar tashmë.

Corriere dello Sport

Në maj superagjenti i kishte telefonuar pronarit të Të Kaltërve Aurelio De Laurentiis, me të cilin ka marrëdhënie të shkëlqyera, dhe i kishte paraqitur super goditjen e mundshme. Në fillim, numri një i Napolit, kishte mendur, dhe ishte perpjekur të kombinonte letrat për një negociatë të mundshme, duke e spostuar diskutimin mbi një seri klauzolash e aneksesh kontraktuale dhe duke bërë një kundër propozim.

Kjo për shkak se kostoja prej 350 milionë eurosh e operacionit do të ishte më e lartë se të ardhurat e Napolit dhe do të rrezikonte të kompromentonte gjithçka pozitive ishte arritur nën menaxhimin e tij të klubit. Megjithatë, Mendes nuk dëshironte të komplikonte situatën dhe preferoi ta linte këtu këtë bisedë.

Vetë De Laurentiis ka konfirmuar gjithçka për mikrofonat e ‘La Repubblica’: “Ronaldo iu propozua edhe Napolit. Më telefonoi agjenti i tij, Mendes. Ne gjithashtu e formuluam ofertën tonë dhe do ta kishim paguar CR7 me përqindjet e të ardhurave që do të garantonte ardhja e tij. 350 milionë që do të investojë Juventusin janë përtej mundësive tona, ne do të rrezikonim të shtynim klubin drejt falimentimit “.

Duke pasur parasysh premisat, negociatat ndërmjet palëve nuk nisën kurrë, por për Napolin dhe presidentin e tij mbetet krenaria e të qënit të konsideruar nga Cristiano Ronaldo si një nga destinacionet e mundshme për aventurën e tij të re të futbollit.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *