• |
ide | kryesore

Pussy Riot sfidon Putinin, hyjnë në fushë dhe ndërpresin finalen e botërorit

F1, Planet



Grupi protestues Pussy Riot, e ka marrë përgjegjësinë për pushtimin e fushës në fillim të pjesës së dytë në finale të Kupës së Botës të dielën në Moskë.
Ato kanë sfiduar presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, duke e ndërprerë ndeshjen për pak minuta teksa lideri rus po shikonte nga tribunat. Ato shpesh kanë qenë pjesë e protestave kundër Putinit në të kaluarën.

“Momentalisht, kemi pesë anëtare të Pussy Riot në fushë”, shkroi ky grup në Facebook. Më vonë, një anëtare e grupit, Ogla Kurachyova, tha për Reuters se ajo ishte njëra prej katër vajzave që u futen në fushë me vrap. Ajo ka theksuar se është duke u mbajtur në një stacion policor në Moskë.

Ky grup ka thënë se pushtimi i fushës ka qenë protestë me disa kërkesa, përfshirë lirimin e të burgosurve politikë. Mos burgosjen e njerëzve për pëlqime në rrjetet sociale. Të ndalen arrestimet ilegale në tubime politike. Të lejohet gara politike në Rusi. Të mos fabrikohen rastet kriminale dhe të mos arrestohen njerëzit pa arsyeje.

Pussy Riot mori famë  pas një proteste brenda katedrales më të madhe të Moskës më 2012, për të cilën u arrestuan dhe burgosen tri pjesëmarrëse. Që prej atëherë, tri gra që u gjykuan janë ndarë, me dy nga të cilat – Nadezhda Tolokonnikova dhe Maria Alyokhina – që ende shfaqen ndaras duke e përdorur emrin Pussy Riot. Nuk dihet nëse ndonjëra nga to ka qenë e përfshirë në incidentin e sotëm.



2 Comments

  1. A nuk e shihni qe nga emri i grupit se cfare lloj ndyresirash jane? Nuk e pyesni veten se cfare do te ndodhte nese ca kurva te tilla gjysem lakuriq futen ne nje sinagoge ose xhami dhe mundohen ta felliqin sic bene me katedralen ne Rusi? Cfare lloj lirie eshte kjo kur ca putana rrugesh nen emrin e “kengetareve” kerkojne te felliqin gjithcka qe njerezit e c’mojne si te shenjte? Cfare faji ka Putin ne kete rast? A nuk ka detyre shteti te mbroje Katedralen qe ajo te kryeje punen per cfare eshte ndertuar? Si mund te lejoje nje shtet cdo lloj putane rrugesh te hyje ne nje tempull a xhami a sinagoge apo kishe per ta tallur e percmuar e duke kryer sakrilegj? Sa mire dini te kopjoni lajme nga media globaliste. Edhe ju ngordhni pa ata. Vetem po u zhduken komunistet qe jane ne fuqi ne Europe e Amerike zhduken edhe komunistet ne Shqiperi me gjithe makinerine e tyre te propagandes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *