• |
ide | kryesore

Rivarrosen eshtrat e ushtarëve grekë, ceremoni nderimi në Bularat

Lajme, Të fundit



Në Bularat të Dropullit u zhvillua pa shumë bujë, në fundjavë, ceremonia e rivarrimit të eshtrave të 100 ushtarëve grekë, të vrarë gjatë luftës italo-greke.

Ceremonisë i parapriu mesha, ku morën pjesë përfaqësues të Ministrisë së Brendshme dhe asaj të Punëve të Jashtme të Athinës, si dhe ambasadorja e Greqisë në Tiranë, Eleni Sourani.

Kjo është ceremonia e parë e rivarrimit të eshtrave të të rënëve grekë, në Murin Memorial të Ushtarëve të Panjohur në Bularat.

Komisioni shqiptaro-grek ka njoftuar se ceremoni të tjera rivarrimi do të vijojnë përgjatë verës. Ajo që bie në sy është se shumica e ushtarëve, eshtrat e të cilëve u nxorën prej gërmimeve në Dragot, nuk kanë identitet.

Ambasadorja e Greqisë në Shqipëri u bëri thirrje familjarëve të dorëzojnë ADN-në e tyre, në mënyrë që të bëhet identifikimi i eshtrave. Ceremoninë e zhvilluar në Dropull e ndoqi edhe kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule.

Ndërkohë, kryetari i Shoqatës së të afërmve të të rënëve gjatë luftës italo-greke, Jorgo Sourlas ka deklaruar për mediet e Athinës se, familjet që përfaqëson janë ndierë të ofenduara, pasi sipas tij nuk janë ftuar të marrin pjesë në këtë ceremoni, të cilën e prisnin prej dhjetëra vitesh.

Top Channel



4 Comments

  1. Po nje gje s’kuptoj
    Pse u rivarrosen ketu?
    Kane familje Kane vatan?
    Apo i rivarros politica
    Kurva e botes.
    Prandaj i paskan kap camet
    Per ti thene grrekut hyr rehat.

  2. Kane luftuar kunder italianit, ok, sipas tyre edhe kunder Shqiperise(por qe ne ishim zyrtarisht te pushtuar nga Italia), por perse luftuan? Per Greqine? Dakord, po c’deshen ne trojet tona zyrtare? Dmth, deri ne kufirin e tyre per te zmbrapsur italianet, u lumte pushka! PO PSE KETU???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *