• |
ide | kryesore

Skena e krimit/ Si u gjet foshnja në makinë me dy prindërit e vrarë

Lajme, Të fundit



https://www.youtube.com/watch?v=BHct-_qfyY8&feature=youtu.be

Dy-vjeçari duhet të ishte në gjumë në sediljen e pasme të këtij “Benzi”, kur breshëri plumash automatiku përshkuan trupat e babit dhe të nënës së tij.

Por eksperti i policisë i tregoi ABC News se fëmijën e gjetën në kraharorin e viktimës. Në sediljen e parë të pasagjerit, i tëri i gjakosur. Fillimisht menduan tmerrin, që plumbat mund ta kishin prekur dhe atë. Më pas përcaktuan skemën si ka ndodhur.

Djali i çiftit që u ekzekutua është zgjuar dhe ka shkuar në prehërin e nënës, me fytyrë nga ajo. Ai është gjallë, nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Shkodrës. Asnjë plagë në trup.

Ish-punonjësi i policisë, Borhan Berçama, 30 vjeç dhe bashkëjetuesja e tij, Silvi Ndoci, 25 vjeçe u vranë mëngjesin e kësaj të diele. Trupat e tyre të pajetë u gjetën nga fqinjët, të cilët edhe njoftuan policinë. Autori i ka qëlluar nga afër me automatik, por foshnjen nuk duhet ta kenë parë.

Policia mblodhi brenda dhe jashtë makinës më shumë se 20 gëzhoja. Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur “Rruga e Gjerë” në lagjen “Naim Gjylbegu”, pranë shtëpisë së çiftit. Hetuesit nuk kanë siguruar asnjë dëshmitar që dëgjoi krisma.

Krimi tronditi qytetin e Shkodrës. Aty lëviznin njerëz të frikësuar. Drejtori i Policisë, Vehbi Bushati, gjithashtu i shqetësuar. Nëna e policit të vrarë, kur mori lajmin për të birin dhe nusen u shokua.

Bashkë me djalin tjetër, siç dhe i shikoni në pamje, ata kërkonin të shihnin trupat me shpresën se çdo gjë ishte gënjeshtër. Pak orë më vonë policia u njoftua për një makinë të djegur në lagjen Dobraç të Shkodrës, në dalje të Bypass-it.

Në njoftimin zyrtar thuhet se paraprakisht dyshohet se mjeti të jetë përdorur nga autorët e ekzekutimit të Borhan Berçamës dhe Silvi Ndocit. Brenda tij, policia zbuloi dhe një armë zjarri automatike.

Elementet e ngjarjes tregojnë për një krim mafioz. Larje hesapesh ose zhdukje të dëshmitarëve. Por policia nuk ka ende një version të qartë për motivin apo autorët e saj. Disa persona u shoqëruan për t’u marrë në pyetje.

Ashtu edhe ish-burri i viktimës, me të cilin ishte divorcuar para se Silvi Ndoci të bashkëjetonte me policin. Viktima Borhan Berçama pak kohë më parë u largua nga radhët e policisë. Ai nuk plotësoi dokumentacionin për Vetingun./abcnews.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *