• |
ide | kryesore

Tatimet bëjnë kërdinë nëpër plazhe, gjoba dhe bllokime hotelesh

Lajme, Të fundit



Si në plazhet e jugut, ashtu dhe në ato të veriut, Hetimit Tatimor ka nisur një valë kontrollesh me gjoba dhe bllokime për bizneset turistike që nuk lëshojnë kupon tatimor, mbajnë mallra pa faturë apo që nuk janë regjistruar fare si biznese.

Sipas njoftimit të tatimeve thuhet se kontrolle po kryhen “në zonat turistike të qarkut Shkodër e Lezhë, nga Velipoja në Tale e Patok, si dhe në zonat malore të Valbonës, Razmës, Thethit, etj”.

Që nga data 22 qershor janë gjobitur 186 biznese përfshi edhe ato në zonat e jugut. Vetëm ditën e djeshme u bllokuan disa hotele dhe u morën masat si më poshtë:

Për subjektin Spiro Dhima, me vendndodhje në Potam, i paregjistruar në organet tatimore. Bllokimi do të hiqet pas regjistrimit si tatimpagues i i TVSH-së.

– Për subjektin Aurora Muka, me vendndodhje në Ksamil, i paregjistruar në organet tatimore. Bllokimi do të hiqet pas regjistrimit si tatimpagues i i TVSH-së.

-Për subjektin Aleksandra Basha, me vendndodhje në Ksamil, i paregjistruar në organet tatimore. Bllokimi do të hiqet pas regjistrimit si tatimpagues i i TVSH-së.

– Për subjektin Riviera Karo, me vendndodhje në Himarë, i paregjistruar në organet tatimore. Bllokimi do të hiqet pas regjistrimit si tatimpagues i i TVSH-së.

– Për subjektin Themistokli Angjeli, me vendndodhje në Sarandë, i paregjistruar në organet tatimore. Bllokimi do të hiqet pas regjistrimit si tatimpagues i i TVSH-së.

– Për subjektin Velaudin Aliaj me vendndodhje në Ksamil, i paregjistruar në organet tatimore. Bllokimi do të hiqet pas regjistrimit si tatimpagues i i TVSH-së.

– Për subjektin Jorgo Prifti me vendndodhje në Borsh, i paregjistruar në organet tatimore. Bllokimi do të hiqet pas regjistrimit si tatimpagues i i TVSH-së.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *