• |
ide | kryesore

Teatri, si tentuan ta përdorin Ndriçim Xhepën njerëzit e Veliajt

Kryesore



Telashet për Ndriçim Xhepën nisën kur në derën e shtëpisë i trokitën punonjësit e Bashkisë. Në hyrjen e shkallës ia behu një zullap i gjatë dhe i sjellshëm që iu prezantua duke buzëqeshur si drejtor bashkie. Bashkë me të ishte edhe një vajzë me celular në dorë, vartëse e tij.

Aktorit i thanë se interesoheshin për mirëmbajtjen e pallatit, nëse administratori (që prej 15 vitesh ishte vetë Ndriçim Xhepa) ishte i regjistruar siç e parashikon ligji, nëse banorët paguanin tarifën rregullisht dhe çështje të tjera të këtij lloji.

Si t’i shkonte mendja Ndriçim Xhepës në atë moment se po bëhej pjesë e një spekullimi? Pa u menduar dy herë nisi t’u shpjegojë punonjësve të bashkisë sesi këtë punën e administrimit të pallateve e bënte prej vitesh, se meqënëse shtëpinë e kishte në katet e larta ishte i interesuar që problemet me ashensorin të zgjidheshin shpejt, se nuk kishte pasur probleme me tarifën mujore të fqinjëve, e të tjera gjëra si këto.

Por ndërsa ai fliste me drejtorin e bashkisë, vajza tjetër nisi t’u bënte foto me celular. Veprimi nuk ishte fare normal, megjithatë aktori mendoi se kjo bëhej për të dokumentuar punën e përditshme.

Për gazetasi.al, Ndriçim Xhepa e tregoi kështu takimin me njeriun që i dërgoi Veliaj.

“Unë po u tregoja sesi ishte mirëmbajtur , sesi me kontributin vullnetar të një banori kishim rivendosur portën që ishte vjedhur, sesi ishin vënë kangjellat dhe me të, ishte një vajzë që shkrepte foto në celular. Mendova se ishin fotografi për të dokumentuar se e kishin kryer punën duke vizituar çdo pallat, por kurrë nuk ma merrte mendja se do i përdornin për të spekuluar.”

Biseda u mbyll shpejt, sepse punët në atë pallat, siç duket shkonin mbroth. Nuk ishte nevoja të paguhej 15 mijë lekë, por mjaftonin 7 mijë lekë dhe gjithçka ishte në rregull me administrimin që i bënte aktori punëve. Por pasi u nda me të dërguarit e bashkisë, Ndriçim Xhepa e pa emrin e tij në portale dhe në lajme (shiko kronikën këtu) si një njeri që i bashkangjitej modelit Veliaj.

Fotot që i kishte bërë vajza e bashkise ishin shpërndarë kudo.

Disa ditë pas asaj që ndodhi, Ndriçim Xhepa vazhdon dhe flet për 7 mijë apo 15 mijë lekët që duhet të paguajnë komshinjtë e tij, megjithëse e ka kuptuar se në derën e shtëpisë nuk i trokitën as për ashensorin, as për depozitat e tarracës dhe as për kangjellat, por pikërisht për ato foto.

“Ata erdhën pikërisht për të emëruar një administrator të Bashkisë dhe, e di pse e bëjnë këtë? Sepse këto i quajnë vende pune. Dhe, që të paguhet me rrogë një administrator i Bashkisë, do duhej që banorëve t’u rritej tarifa. Banorët e pallatit nuk pranuan duke i thënë se e kishin tashmë një administrator dhe se gjithçka kishte funksionuar më së miri deri tani. E bënë se u interesonte jo se ka ndonjë efekt fakti që unë jam aktor. Nuk donin të paguanin tarifën që propozoi Bashkia prej 1500 lekësh, ndërsa paguajnë vetëm 700 lekë dhe nuk ka pasur asnjë problem me ashensorin prej 15 vitesh, as me pagesën e personit që kujdeset për pastrimin. Por mbase ngaqë unë nuk pranova të firmosja për Bashkinë, ata postuan fotografitë. Nuk e di!” – thotë ai.

Në fakt, aktori është bërë pjesë e një kurthi pervers, në funksion të imazhit të Veliajt.

Në konfliktin me artistët për llogari të kullave të Fusha sh.p.k, imazhi i Veliajt është i rrënuar. Lali Eri ka dalë hapur si bashkëpuntor i oligarkëve për kullat në qendër të Tiranës dhe për shembjen e Teatrit Kombëtar. Artistët që i bleu në anën tjetër, kanë zbuluar anën e tij prej dallaverexhiu, aftësinë për të negociuar edhe me allishverishe të vogla.

Në një situatë si kjo, shembulli i Ndriçim Xhepës që i bashkohet modelit Veliaj, qoftë edhe si administrator pallati, do të ishte perfekt. Për këtë arsye, spekullimi merr formë dhe provat se ajo që ndodhi me Ndriçim Xhepën nuk ishte një rastësi janë disa.

Drejtori i Bashkisë që u shfaq në shtëpinë e aktorit është Erind Bejko, FRESSH-ist, sot besnik i Veliajt, dikur ish shef kabineti i Elvis Rroshit në Bashkinë e Kavajës.

Bejko është Drejtor i Përgjithshëm për Bashkëpronësinë në Bashkinë e Tiranës. Dihet se takimet me banorët e pallateve për zgjedhjen e administratorit nuk bëhen nga Drejtori i Përgjithshëm, por nga grupet e punës që dalin në terren.

Por Bejko, duke qenë besnik i Veliajt, ka marrë përsipër të realizojë planin për Ndriçim Xhepën, të bëjë gjoja si i intreresuar për pallatin dhe për të nxjerrë më pas fotot që do të shpërndaheshin kudo si lajm.

Tjetër provë se takimi me Ndriçim Xhepën ishte një kurth i mirëfilltë, është se sapo Erind Bejko nxorri fotot në Facebook, menjëherë mediat e dirigjuara nga bashkia shpërndanë lajmin se Ndriçim Xheoa na qenka jo vetëm një aktor i madh, por edhe një qytetar model që kishte nisur punë si administrator.

Tjetër provë është ajo që thotë Ndriçim Xhepa, sipas të cilit ai dhe banorët e refuzuan propozimin e drejtorit të Bashkisë për t’u regjistruar në shtet për punën e administratorit. Xhepa tha se kjo parashikonte rritjen e tarifës në 15 mijë lekë, ndërkohë që mjaftonin 7 mijë.

Në fakt, në intervistën e Ndriçim Xhepës dallohet jo vetëm habia se çfarë janë të aftë të bëjnë këta njerëz, por edhe shqetësimi që i kanë krijuar, duke dashur ta përfshijnë në skemat e mashtrimit publik, të zakonshme për Veliajn.

Megjithatë, kjo lojë duket se ka qenë një rast i mirë për të dhënë mendimin e tij për teatrin. Aktori thotë se mbështet protestat dhe se marrëveshja e Veliajt ishte një dështim.

“Kam kaluar dy operacione, fatmirësisht kanë qenë të llojit jo malinj dhe nuk e kam pasur të mundur të jem aty, sepse kjo çështje të përfshin edhe emocionalisht. Mirë bëjnë që protestojnë, por ku janë sot ata që thoshin se do e mbronin teatrin me gjak? Edhe marrëveshja ishte dështim. Si mund të ketë marrëveshje kur kërkesat janë diametralisht të kundërta?! Njëra palë kërkon të ndërtojë kulla, tjetra që të mos prishet. Negociatat dhe marrëveshjet arrihen kur ka kërkesa disi të përafërta, pika takimi, por jo në këtë mënyrë. Ç’marrëveshje u arrit?”

 

 

 

 



6 Comments

  1. tek paragrafi i fundit…ca ndryshoi pas “marveshjes”?! tamam limon i shtryudhur i beri. Dhe ky esht momenti kur i gjati e tregon sheshit se nuk i duhej asgje me shum se ajo foto… Pas ketij momenti te gjitha negociatat e negociatoret (fut ketu dhe lali Erin), i mblodhi shuk e i flaku ne kosh me shprehjen ” teatri do prishet, artistet janen recitues…”

  2. Gjithe ky inskenim per ca fotografi ?

    Dhe me sa lexoj une , keto fotografi jane bashkangjitur komenteve mbi punen e ndricimit si ‘administrator pallati’..

    Tere kjo histori “konspiracioni” , mbi disa fotografi ? Booo ?

    ” Tjetër provë se takimi me Ndriçim Xhepën ishte një kurth i mirëfilltë……… po ate dite bashkia shpërndan lajmin se Ndriçim Xheoa na qenka jo vetëm një aktor i madh, por edhe një qytetar model që kishte nisur punë si administrator” .

    e ku qenka gjithe ky skenar kurthi ndaj Xhepes ketu? Me sa shoh une nuk kane genjyer , apo jo.
    A eshte kjo nje lloj publiciteti qe Veliaj ka qefe tja bej punes se tij ?
    Pa dyshim qe po. Sot gjithshka bazohet nbi perceptimet, mbi reklamat, mbi ate qe sa je ne gjendje ta shesesh ate qe ben.

    Me duket artikull shume i egzagjeruar.

  3. Te dashur Andi dhe komentues injorante te tij! Nese ju jeni shitur dhe shiteni c’do dite dhe jeni bere te peshtire, po shume ama, nuk mund te akuzoni Z.Xhepa njeriu me me integritet ne Shqiperi! Poshtersia juaj shkon deri atje sa ju thoni kush eshte me Sal kriminelin eshe demokrat! Perendia te merr mendjen me pare ,o Andi koqja! Te njejten bete me Maks Velo apo me Altin Bashen! Duhet ta qepni gryken Andi! Jeni i shitur keq!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *