• |
ide | kryesore

Verdiktet/ Modric Topi i Artë, Kane goleador, dorezën e merr Courtois

Rusi 2018, Sport



Kapiteni i Kroacisë, Luka Modric, është fitues i “Topit të Artë” në Kupën e Botës 2018 në Rusi. Mesfushori i Real Madridit u shpall lojtari më i mirë i turneut, duke lënë pas Eden Hazard dhe Antoine Griezmannin, në vendin e dytë dhe tretë përkatësisht…

“Lojtari i Ri më i mirë” në Rusi është francezi Kylian Mbappe. sulmuesi që shkoi në gol edhe në finale dhe në Botëror shënoi katër gola në Rusi 2018 dhe impresionoi me mënyrën e lojës. Mbappe me golin e realizuar barazoi Pele si të vetmit që kanë shënuar në finale pa mbushur 20 vjec.

Harry Kane rrëmbeu “Këpucën e Artë” të Botërorit me 6 gola. Sulmuesi i Anglisë u duk se do të shkonte në shifër edhe më të lartë pas 5 golave të shënuar në dy ndeshjet e para. Megjithatë, 3 gola britaniku i shënoi me 11 metërsh dhe një pa dashje, por që e ndihmuan të mbante pas Lukakun e Mbappe…

“Doreza e artë” e Botërorit është padiskutim e Thibaut Courtois. Portieri i Belgjikës ishte i jashtëzakonshëm në këtë turne, duke qenë diceiziv në cdo moment, e sidomos në cerekfinalen përballë Brazilit me pritje që i lejuan belgëve kualifikimin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *