• |
ide | kryesore

11 DËSHTAKËT E RUSI 2018

Rusi 2018, Sport



David DE GEA (Spanjë) – Një nga portierët më të pritur të kompeticionit u mbyt në gjithë mediokritetin e Spanjës. Që nuk ishte Botërori i tij u kuptua që në goditjen e parë – menjeherë gol – menjëherë gafë ndaj Cristiano Ronaldos. Përqindja e goditjeve të pritura qesharake.

Jerome BOATENG (Gjermani) – Ancelotti e la jashtë formacionit tek Bayern sepse e konsideronte jo në lartësinë e duhur; Loeë i dha një shans në Botëror, pas ndonjë dëmtimi të tepërt. Rezultati? Kishte të drejtë Carletto, e jo vetëm për kartonin e kuq kundër Suedisë.

Nicolas OTAMENDI (Argjentina) – Gjithnjë në vështirësi edhe për shkak të zgjedhjeve taktike të trajnerit të tij. Futet në komplekse që në fillim e nuk del më prej andej.

Javier MASCHERANO (Argjentina) – Sipari zyrtar i karrierës së tij ra në transmetim direkt. Viktimë e rrjeteve sociale, Mascherano gaboi gjithçka në çdo ndeshje. Zero filtra, pasime të gabuara, i hequr zvarrë nga francezët. Keq në të gjitha ndeshjet, por sidoqoftë gjithnjë në fushë.

Gerard PIQUE’ (Spanja) – I humbur, i shpërqendruar e sigurisht pak efikas. Futet në vështirësi bashkë me gjithë Spanjën, duke shkaktuar penalltinë kundër Rusisë. Zhgënjim total edhe nga pikëpamja e karakterit.

Mesut ÖZIL (Gjermania) – Në atdhe përfundoi nën akuzë. Shumë nuk e donin të grumbulluar pas një sezoni anonim me Arsenal. Vetëm ecte në fushë në kondicion fizik më shumë se të keq. I sulmuar nga të gjithë për cështje jashtë futbollit Ozil luajti një Botëror për tu harruar.

Carlos SANCHEZ (Kolumbi) – Gabimet e tij i kushtuan shumë Kolumbisë. Karton i kuq në minutën e 3′ në debutimin me Japoninë dhe penallti e shkaktuar; Sanchez u përsërit “me sukses” edhe kundër Anglisë në mënyrë fëmijënore.

Thomas MÜLLER (Gjermania) – Njeriu-Botëror dështoi plotësisht këtë herë. Për të vlen i njëjti diskutim si për Boateng. Një zhgënjim i plotë nga pikëpamja taktike dhe efektive. Goleadori i Botërorëve në Rusi nuk e gjeti kurrë rrjetën…

Lionel MESSI (Argjentina) – Sigurisht zhgënjimi më i madh, edhe pse kombëtarja e papërshtatshme pas shpinës së tij është një detaj i rëndësishëm. Provoi ti zgjidhte ndeshjet vetë, por nuk ia doli. Kundër Francës nuk bën asgjë dhe pa vetëm së largu show-n e Mbappé. Kritikat të pashmangshme.

NEYMAR (Brazil) – I rikuperuar nga dëmtimi, duhet të ishte Botërori i tij për të udhëhequr Brazilin drejt titullit dhe të harronte rrëzimin në shtëpi 4 vjet më parë. Do të mbahet mend më shumë për simulimet e tij dhe për prerjen qesharake të flokëve se për numrat e bëra në fushë. Anonim kundër Belgjikës në garën e eleminimit nga turneu.

Robert LEWANDOWSKI (Polonia) – Zero në tabelën e golave të shënuar në Botëror është fotografia malinkonike e aventurës polake. Bomber jo efikas dhe gjithnjë me vonesë në zhvillimin e aksioneve.

Tekniku: Jorge SAMPAOLI (Argjentina) – Vetëm një element ishte më i keq se taktika e Argjentinës së tij në këtë Botëror: imazhi i tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *