• |
ide | kryesore

DETAJE TË REJA/ Çifti shkodran u vra 5 orë më parë, por askush nuk kuptoi gjë

Lajme, Të fundit



Në ekzekutimin e Boran Berçamës dhe Silvi Ndocit kanë marrë pjesë dy vrasës. Hetuesit e zbuluan këtë fakt përmes kamerave të sigurisë që sekuestruan. Sipas një burimi të ABC News, krimi ka ndodhur rreth orës 1:15 të mëngjesit të së dielës, kurse trupat e pajetë u gjetën në orën 6.

Sipas policisë, autori, i cili ka qenë i maskuar ka qëlluar me breshëri automatiku sapo makina e çiftit u fut në oborrin e pallateve në lagjen “Naim Gjylbegu”. Fillimisht ndaj shoferit dhe më pas në drejtim të pasagjeres. Djali i tyre dy-vjeçar ndodhej në sediljen e pasme dhe u ka shpëtuar plumbave.

Autori kishte një ndihmës, i cili e priste në makinën tip “Benz” me të cilën u larguan me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Në hyrje të qytetit të Shkodrës i vunë flakën. Policia ka zbuluar se kjo makinë kishte targa të mbivendosura, dhe po kërkohet pronari i saj përmes numrit të shasisë.

Boran Berçama së bashku me djalin ishin në lokalin ku Silvi Ndoci punonte si banakiere. Ata kanë qëndruar dhe disa orë në pedonale të qytetit për të shkuar në shtëpi pas mesnatës, aty ku dhe u vranë. Policia vazhdon të shoqëroja persona të dyshuar, por ende nuk ka një të ndaluar./abcnews.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *