• |
ide | kryesore

Dita e Ronaldos, në J-Medical pritje madhështore

Sport



Eshtë CR7 Day – Dita e Cristiano Ronaldos. Një javë nga zyrtarizimi, Cristiano Ronaldo bëhet pjesë e botës së Juventus në mënyrën më të bukur të mundshme. Pas mbërritjes një ditë më parë në Caselle dhe darkës me drejtuesit e klubit torinez, portugezi mërriti paradite në J-Medical për të kryer vizitat mjekësore. Pritje madhështore e tifozëve të Juventus për kampionin portugez të cilit nuk hezitojnë ti kërkojnë të sjellë Champions në Torino. Në përfundim të tyre Ronaldo do të spostohet në qendrën sportive të Continassa ku do të hedhë edhe firmën mbi kontratën, që do ta lidhë me Juventus për katër vitet e ardhshëm. Më pas takimi me shokët e rinj të skuadrës dhe në 18.30 konferenca për shtyp dhe prezantimi në Stadium.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *