• |
ide | kryesore

FOTO/ Prishet festa franceze: incidente dhe një i vdekur në Paris

Rusi 2018, Sport



Operacioni i shpërndarjes në Champs Elysées, mes Place de la Concorde e Harkut të Triumfit, ka shkaktuar konflikte dhe incidente mes tifozëve që festonin Kupën e Botës dhe forcave të rendit.

Dhjetëra tifozëve kanë lëshuar objekte kundër vitrinave të dyqaneve, në veçanti Drugstore Publicis, pak metra larg Harkut të Triumfit, ku pak më parë ishin projektuar emrat e lojtarëve heronj të arritjes në Moskë. Agjentët e policisë janë përgjigjur me gaz lotsjellës dhe turma është shpërndarë drejt pjesës së sipërme të bulevardit.

Sipas shtypit francez, disa të rinj, shumica e tyre me maska, kanë thyer dyqanin dhe kanë rrëmbyer shishe vere e shampanje. Pas 15-20 minutash janë larguar nga ndërhyrja e policisë me tymuese dhe gaz lotsjellës.

Incidente, përplasje e gaz lotsjellës ka patur edhe në qendër të Lionit e, dicka më pak, në Rouen e Mentone. Rreth 110 mijë agjentë u mobilizuan nga ministria e brendshme franceze, për të garantuar sigurinë në këtë fundjavë finalje në Francë.

Tragjedi në Annecy

Një person ka humbur jetën gjatë festimeve në Annecy në jugperëndim të Francës, për triumfin e Les Bleus. Sipas “Le Dauphiné Libéré”, një burrë 50 vjeçar ka humbur jetën pasi është hedhur në një kanal ku ka thyer zverkun.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *