• |
ide | kryesore

FOTO/ Vonohet fluturimi i Francës, shtyhet festa e kampionëve

Rusi 2018, Sport



Festa që zgjati deri në orët e para të mëngjesit të sotëm, ishte vetëm hapi i parë për celebrimin në Francë të titullit të dytë kampion botë në histori. Dhjetëra mijëra vetë kanë mbushur rrugët e Parisit, në vecanti Champs Elysées në pritje të festojnë bashkë me kampionët e Botës. Skuadra e Deschamps, ka mbërritur nga Moska me një orë vonesë dhe ka zbritur në aeroportin Charles de Gaulle në orën 17.00. Kombëtarja do të pritet në pallatin presidencial në Paris nga presidenti Emmanuel Macron, pasi të ketë përshkruar me një autobus të hapur ‘imperial’ bulevardin e famshëm të Champs-Elysées.





Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *