Anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Gani Dizdari nuk e kaloi Vettingun. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit kishte gjetur parregullsi në pasurinë e vajzës së Dizdarit, që nuk justifikonte dot blerjen e një apartamenti.
“Subjekti ka deklaruar apartament banimi 94.7 metra katrore i privatizuar, apartament banimi ne Gjirin e Lalezit, tokë arë në Bathore,” u konstatua në KPK.
“Në lidhje me një apartament të blerë nga ish-bashkëshortja rezulton se nuk ka patur të ardhura të mjaftueshme për blerjen e këtij apartamenti. Gjyqtari Gani Dizdari ka probleme me pasurinë e së bijës. Vajza e Dizdarit ka blerë një apartament 73 mijë euro. Vajza deklaron se ka marrë 2 hua për apartamentin. Personat që i kanë dhënë hua, pa të ardhura të mjaftueshme,” thuhet në KPK.
Gjithashtu Komisioni konstatoi se “Dizdari ka kontakte të pa përshtatshme me shtetasin A.L. i dënuar për ushtrim të ndikimit të paligjshëm”. Gjatë seancës së vetingut u tha se Dizdari ka udhëtuar me makinën e shtetasit A.L. jashtë vendit. Por avokati i tij tha se ka lidhje familjare me këtë shtetas.
konfiskojani nqs nuk e justifikon, cfare prisni
o taip duhet te jete ai merhumi, qe te varte tek kemba ures. beut te saukut i futi plumbin per 1 milion leke te vjetra.
Po gjetet nje nga keta gjobevenesit e drejtesise qe te justifikoje pasurine ma vini ne vrime te hundes.