• |
ide | kryesore

Kapet në Brindisi gomonia me 300 kg kanabis nga Shqipëria

Lajme



Në brendësi të një dyshemeje të dyfishtë të një gomoneje ishte fshehur 262 kg marijuanë. Droga u zbulua nga Guardia di Finanza e Brindisit. Ajo ishte ndarë në 239 pako dhe kap një vlerë në treg rreth 3 milionë euro. Skafisti është një 26-vjeçar italian i cili është vënë në pranga.

Gomonia vinte nga ujërat ndërkombëtare, por autoritetet thonë se me shumë mundësi ishte nisur nga Shqipëria. Sipas të njëjtave burime, skafi kishte udhëtuar gjatë ditës duke u ngatërruar mes qindra mjeteve ujorë që lëvizin këto kohë plazhi në këtë hapësirë. Ajo që nxiti dyshimet e autoriteteve ishte një anomali në pjesën tubolare të gomones ku ishte fshehur droga. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *