• |
ide | kryesore

Largojeni dorën e Erdoganit nga Shqipëria

1, 2, Arkiva, Ide



Javën e shkuar, gazetarët e gazetës dikur më të madhe të Turqisë, ZAMAN, u dënuan me 8 deri në 10 vjet burg si anëtarë të një organizate terroriste të armatosur. Gazeta ZAMAN u konfiskua në mars 2016 dhe u ndalua menjëherë pas grushtit të shtetit të diskutueshëm të 15 korrikut 2016. Të gjitha pasuritë e saj i kaluan thesarit shtetëror.

Gazetaria ka qenë një profesion i rrezikshëm në Turqi kohët e fundit. Sipas Qendrës së Stokholmit për Liri, e cila u krijua nga gazetarët turq të mërguar në Suedi, aktualisht 178 gazetarë janë në burg, 143 syresh janë të kërkuar, ndërsa 61 prej tyre tashmë janë të dënuar.

Me këto të dhëna, Turqia, e cila është një vend kandidat për në BE, ku liria e shprehjes thuajse adhurohet, është burgu më i madh i gazetarëve në botë, madje shumë përpara Kinës. Kina, në fakt, vjen e dyta në renditje, me distancë nga Turqia. Shifrat më të fundit nga Ministria e Drejtësisë bëjnë të ditur se pothuajse tre persona paditen çdo ditë në Turqi për arsye se kanë ofenduar Presidentin Erdogan.

Reporterët pa kufij (RSF) me bazë në Paris e kanë renditur Turqinë në vendin e 157-të nga 180 vende, në indeksin e fundit botëror të lirisë së shtypit. Turqia është më keq se Uganda, Ruanda dhe Kongo në këtë listë. Shqipëria dhe Kosova vlerësohen në vendin e 75-të dhe të 78-të sipas të njëjtit indeks.

Ndonëse kolegët e mi janë akuzuar se janë pjesë e një organizate terroriste të armatosur, prokuroria nuk ka qenë asnjëherë në gjendje të paraqesë ndonjë provë ku të mbështeste pretendimet. Nuk u gjet asnjë armë, nuk u zbulua kurrfarë propagande për terror, as nxitje për për rebelim të armatosur apo ndonjë komunikim që lidh gazetarët me celula terroriste.   

Mbi të gjitha, aktakuzat rezultuan një farsë, e denjë për raste studimi. Armatimi i vetëm  që prokuroria gjeti ishin artikujt, lajmet dhe një reklamë televizive që u transmetua gati 9 muaj përpara përpjekjes së grushtit të shtetit të korrikut 2016.   

Në fakt, prokurori ishte i vetëdijshëm se nuk kishte kurrfarë krimi, por ai duhej të shpikte një. Në aktakuzë ai tha: ‘Edhe në artikujt e tyre, që duket se nuk kanë veprimtari kriminale, ata (kolumnistët ZAMAN) kanë shkelur të drejtat e burrështetasve dhe autoriteteve qeveritare …’. Prof. Shahin Alpaj, i cili u dënua me 8 vjet e 9 muaj burg në javën e kaluar u akuzua për ‘agjitacion e propagandë’.“Krimi i tij i vetëm ishin artikujt kritikë që ai shkruante si kolumnist. Shpikja më e mahnitshme nga prokuroria ishte akuza që e përditshmja ZAMAN dinte për grushtin e mallkuar të 15 korrikut, 9 muaj e 10 ditë para se të ndodhte. Prova ishte reklama televizive që ZAMAN kishte transmetuar në tetor në disa kanale televizive. Vështirë të besosh, por e vërtetë, aktakuza thosh:  “Në mediat dhe faqet e internetit të organizatës, një reklamë ishte transmetuar në 5 tetor për gazetën ZAMAN. Pas një imazhi ajror të një qendre të qytetit ku dëgjojmë sirenat, një fëmijë po buzëqesh në ekrane. Ne vlerësojmë se kjo reklamë në fakt po paralajmëronte grushtin e afërt të shtetit… . Menjëherë pas 9 muajsh dhe 10 ditësh nga lançimi i reklamës televizive me sirena e imazhin e  një qyteti të shkatërruar së bashku me profilet e fëmijës së qeshur, u bë grushti i shtetit. Kjo nuk mund të jetë thjesht rastësi.” 

Presidenti Erdoan po ndërmerr një spastrim të pashembullt dhe një gjueti shtrigash të rrallë në historinë turke kundër lëvizjes Gylen, Hizmet, që ai pretendon se ishte pas përpjekjes së dështuar për grusht shteti. Obsesioni i tij rreth lëvizjes nuk kufizohet me Turqinë. Kur 6 shtetas turq u rrëmbyen në mënyrë të paligjshme në Kosovë dhe u deportuan me nxitim në Turqi në fund të marsit, shumë prej nesh u tronditëm kur pamë se si një vend aspirues për BE mund të jetë vullnetarisht pjesë e një komploti të tillë të turpshëm.

Menjëherë pas fitores elektorale të Erdoganit më 24 qershor, tre gazeta dhe një stacion televiziv u ndaluan. Sikur shumë gazetarë të ZAMAN-it të mos ishin në burg, babai i pronarit të fundit të ZAMAN-it, Xhelal Afshar u arrestua. Z. Afshar është 86 vjeç dhe me probleme të rënda shëndetësore.

Gazetaria do të vijojë të jetë një nga profesionet më të rrezikshme në Turqi nën regjimin e Erdoganit. Ne shpresojmë shumë që shqiptarët në Shqipëri, Kosovë apo Maqedoni do të kenë Bashkimin Europian si një model, e jo regjimin gjithnjë e më autoritar të Erdoganit.

*Autori është ish-reporteri i gazetës ZAMAN në Bruksel. Shkrim i derguar pëe Lapsi.al 

 

 

 



9 Comments

  1. Nese Ramen e lene shqiptaret ne pushtet edhe 4 vjet te tjera ne pushtet ,problemet qe ka sot Turqia me rivendosjen e nje diktature do ti kene edhe shqiptaret.Ngadale ngadale sa te shtjere ne dore edhe gjyqesorin dhe atehere do ta shihni erdoganin e vogel

  2. Nese shqiptaret do ta linin edhe 4 vjet te tjera ne pushtet Ramen ,problemet qe ka sot Turqia me fillimet e nje diktature te re ,do ti kene edhe shqiptaret.Ngadale ngadale sa te shtjere ne dore gjithe gjyqesorin dhe atehere do ta shihni Ramen{erdoganin E VERTETE

  3. Sot pash ne new24 nje kronike ku perkujtohej ne Tirane 2 vjetori i grushtit te shtetit ne Turqi, disa minuta kronike e tipit te “Lali Erit” ku kanali ben thjesht transmetim te asaj qe i japin. E turpshme per gazetarine ne Shqiperi kur dihet Turqia ka kaluar dhe Kinen per numrin e gazetareve te denuar !?

  4. Selcuku harron te permendi kohen kur gazetaria ne Turqi kishte me mijra te burgosur torturuar dhe zhdukur, por Zamani i bente jehone CHPse dhe ushtrise te asaj kohe. Selcuku po ashtu ngaterron adrese me duket sepse ushtria turke burgosi qeverine dhe ekzekutoji kryeministrin bashke me ministrat ne sy te botes, dhe gazeta e tij prape bente sikur s’shihte. Kur evropa alarmohej me gjendjen ne Turqi dhe te drejtat e njeriut qe nuk rrespektoheshin Zamani i quante bashkepuntore te Greqise dhe armiq te betuar te Turqise. Eshte e vertete qe Erdogani po ben spastrim te Turqise kryesisht nga njerez qe gjate gjithe kesaj kohe kane bere sikur nuk kane pare krime e zullum ne Turqi e dhe sapo i eshte cenuar jetesa elitare nga Erdogani na kujtojne lirine e fjales. Mund te mos jesh dakort me menyren e Erdoganit por ama hakut ju ka ardhur dhe pak biles.

  5. Nuk erdhi në pushtet Erdogani me grusht shteti por me zgjedhje normale demokratike për Turqinë.
    Në Shqipëri si në Turqi, grusht shteti provoi të bënte Rama në 21 janar të 2011 në opozitë e po bën që prej 5 vitesh një grusht shteti për të shkatëruar tërësisht shtetin ligjor e institucionet e pamvarura të shtetit për ti marë vetë si diktator të gjitha pushtetet.
    Nuk mund të krahasohet sigurisht modeli i demokracisë perëndimore i konsoliduar, me demokracinë e një shteti perandorak otoman, i fundit i këtij lloji në Europë, siç nuk mund të krahasohen kryeministra e presidentë europiano perëndimore me Putinin.
    Por gjisekush duhet të bëjë pyetjen se përse kryeministri aktual i Shqipërisë, Edi Rama, është i vetmi në Europë që kërkon të imitoje Erdoganin ?
    Thjeshtë nga frika për vete.
    Janë komplekset e fajeve që e shtyjnë të përqafoje modelin e qeverisjes së Erdoganit.
    Nuk e ka hallin Rama as për myslimanë e as të krishterë se ai është një ateist i deklaruar i edukuar që në fëmini me këtë frymë në një rreth familjar komunist, e jo më të tërhiqet nga fetë.

  6. Ju paskeni kon palla qi e msoni demokracin nga gazetart turq dhe nuk e msoni nga gazetart amerikon ose gjermoni ,angles.

  7. E lexova per kuriozitet, por asnje fjale pse jane burgosur gazetaret. Mesa duket per luften per lirine e te shprehurit. Por gazetari duhet te bente krahasimet me kohen para Erdoganit, per te qene transparent.
    Sa per Shqiperine, e pashe pa lidhje fare, se te ne problemi eshte qe GAZETARET JANE TEPER TE LIRE TE SHPREHEN. Burgu eshte nje mirazh

  8. Saliu pat thene pas 21 janarit 2011 , “puçi vazhdon” ….. Nuk ka thënë akoma se eshte mbyllur ….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *