• |
ide | kryesore

Në kërkim nga Interpol, dy shqiptarë ekstradohen në Itali

Lajme



Dy shqiptarë janë ekstraduar për në Itali, pasi kërkoheshin për një sërë veprash penale, nga trafiku i drogës tek pjesmarrja në organizatë kriminale.

Siç shkruajnë mediat italiane, shqiptarët janë vënë në pranga në Shqipëri dhe janë ekstraduar ditën e sotme për në Romë.

Bëhet fjalë për dy shqiptarët, Mario Çela 38 vjeç dhe Mariglen (Gjergji) Shusha 32 vjeç.

Ata janë shoqëruar nga agjentët e Interpolit.

Sipas asaj që thotë policia italiane, bëhet fjalë për dy shqiptarë të kërkuar në të gjithë Europën.

Ndaj tyre ishte lëshuar urdhër-arresti për akuza e trafikut të drogës, organizatës kriminale etj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *