• |
ide | kryesore

Në njërën anë Merkel, në tjetrën Trump/ Der Spiegel zbulon sikletin e Ramës në NATO

Kryesore



Situata e tensionuar në samitin e NATO-s, në veçanti obsesioni i Donald Trump për të sulmuar Gjermaninë dhe Angela Merkelin janë raportuar me detaje në një shkrim të Der Spiegel, që publikon informacione dhe citime nga mbledhja e ngushtë e liderëve të NATO-s.

Kryesisht shkrimi i Der Spiegel përqëndrohet tek presioni dhe kërcënimet e Trump ndaj Gjermanisë, që sipas tij nuk kontribuon sa duhet në aleancë, dhe që ndërkohë vazhdon furnizohet me gaz nga Rusia.

Por ndërsa përshkruan fiksimin e Trump për ta kompleksuar Merkelin me kërkesë llogarie dhe duke i vendosur afate për rritjen e shpenzimeve, Der Spiegel zbulon një moment të sikletshëm, ku u gjend kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në samit.

Trump kishte lavdëruar Shqipërinë në fjalimin e tij dhe Rama për të mos mërzitur Merkelin, kishte nxituar te ajo gjatë pushimit.

“Ndërkohë, ishte bërë mesditë, shkruan Der Spiegel, dhe kishte ardhur koha që të flisnin edhe vendet më të vogla të NATO-s. Ata u rreshtuan me Merkel. Gjatë pushimit, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u ngjit tek Kancalarja Merkel. Vendi i tij ishte i vetmi që ishte veçuar në lëvdatat e Trump, por ai nuk donte të linte përshtypjen se Shqipëria në një mënyrë apo tjetër, ishte bërë nxënësi i dalluar i Trump” shkruan Der Spiegel.

Ky paragraf është pjesë e një shkrimi të gjatë për atë që ndodhi në Samitin e fundit të NATO-s, ku Rama u shfaq si në shoqërinë e Merkel, ashtu dhe duke biseduar një moment me Donald Trump. Të vetmit që nuk arriti t’ia tërheqë vëmëndjen, aq sa u pa në filmime, ishte presidenti i Francës, Emanuel Makron.



9 Comments

  1. “” Gjatë pushimit, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u NGJIT tek Kancalarja Merkel”” — hahahaaa si muti mas kepuces , ketu me keta morrat bene harbutin ndersa atje me ata qe te dredhin rrine si kelysh i rrahur .

  2. O bushat . pse nuk e komenton dhe kete fotografi ku Trumpi duket sikur i kerkon dicka Rames.

    Se para ca ditesh sikur anal_izove , komentove nje fotografi ku Trupmi dukej i ulur dhe indiferent dhe Rama i perkulur ne gjysem duke i shpjeguar dicka .
    Ne ata anal_ize nxorre konkluzjonin e vyer dhe gjenial qe ‘ Ja si i serviloset Rama Trumpit i cili nuk ja var fare’..

    Po te ndjekesh llogjiken tende prej ciniku dhe shkerdhate , duhet te analizosh dhe kete fotografi qe po nxjerr sot.

  3. Po plaku sali cfare thote per kete shkrimin qe ka kushtuar gazeta rames.eshte interesante te dime opinionet e salivareve.

    1. Pse e keni kaq frikë ju enveristët “plakun Sali” kur për çdo shkrim që lexoni për idiotësitë e kreministrit dy metrosh, nuk rini pa përmendur “Saliun” apo “salivarët”.
      Profesor doktor Berisha ka 5 vjet që ka dhënë dorheqjen nga lidershipi e është një nga 140 deputetët e Kuvendit. Që qytetarët e vlerësojnë dhe i nisin atij mesazhe përditë për bëmat e qeverisë së Ramës, kjo nuk ka të bëjë me “berishistë apo apo salivarë” por me hallet e tyre të përditëshme e me konsideratën që kanë për te si lideri politik që hyri në histori në përmbysjen e diktaturës komuniste..
      Në çdo takim të Ramës me qytetarët, por edhe në faqen e tij në facebook, janë të shumtë qytetarët që ja përveshin publikisht duke ja nxjerrë haptazi gënjeshtrat.
      Çfarë ka deklaruar Berisha e nuk ka dalë e vërtetë ?
      Ka gabuar ?
      Sigurisht që edhe ai ka gabuar e gabimi më i madh i tij ishte se me një shtresë të madhe të shoqerisë shqiptare me tru të tredhur mga propogandat enveriste, nuk duhej t’ju jepte liri të villnin vrer kundër sistemit demokratik e të persekutuarve, ish spiunëve të sigurimit e këlyshëve punistë të oficerëve të sigurimit. Duhej të kishte “tredhur” sëpaku nja dhjetë copë nga më kriminelët e diktaturës, që të mos ju a mbante të bënin ham-ham këlyshët e tyre

  4. Pse e keni kaq frikë ju enveristët “plakun Sali” kur për çdo shkrim që lexoni për idiotësitë e kreministrit dy metrosh, nuk rini pa përmendur “Saliun” apo “salivarët”.
    Profesor doktor Berisha ka 5 vjet që ka dhënë dorheqjen nga lidershipi e është një nga 140 deputetët e Kuvendit. Që qytetarët e vlerësojnë dhe i nisin atij mesazhe përditë për bëmat e qeverisë së Ramës, kjo nuk ka të bëjë me “berishistë apo apo salivarë” por me hallet e tyre të përditëshme e me konsideratën që kanë për te si lideri politik që hyri në histori në përmbysjen e diktaturës komuniste..
    Në çdo takim të Ramës me qytetarët, por edhe në faqen e tij në facebook, janë të shumtë qytetarët që ja përveshin publikisht duke ja nxjerrë haptazi gënjeshtrat.
    Çfarë ka deklaruar Berisha e nuk ka dalë e vërtetë ?
    Ka gabuar ?
    Sigurisht që edhe ai ka gabuar e gabimi më i madh i tij ishte se me një shtresë të madhe të shoqerisë shqiptare me tru të tredhur mga propogandat enveriste, nuk duhej t’ju jepte liri të villnin vrer kundër sistemit demokratik e të persekutuarve, ish spiunëve të sigurimit e këlyshëve punistë të oficerëve të sigurimit. Duhej të kishte “tredhur” sëpaku nja dhjetë copë nga më kriminelët e diktaturës, që të mos ju a mbante të bënin ham-ham këlyshët e tyre

    1. Po ti o i pa emer nuk di se si ta perdoresh kompjuterin sepse e ke klikuar dy here komentin tend pavaresisht se Andi te thote se e ke thene nje here kete koment! Pa folur per mendimet tende sali-varja krimineli!

  5. Nuk e kisha me ju,por kujt i djeg ta maje,ti qe as emrin nuk e vendos dot qenke i afert me plakun sali pyete njehere per Trustin e Geshtenjave cfare eshte ky Klan,pastaj do te kuptosh qe nuk eshte nje nga kllufat e 140 deputeteve.

  6. Efendi Edi Ramadan Turku,njeri me potencial te larte rreziku per Albanin,dhe rajonin.
    kujdes se vetem me rrena mashtrime manipulime,e premtime boshe,apo kuptim pordhe ka ardhe ne pushtet e Qeveri.
    mashtrimet jane tipike sovjetike me publikun e popullin shqiptar.
    shembull konkret,se ne samite e konverenca,ne vend se te shkon presidenti,si macron,trup,etj,ja mohon dhe privon nga e drejta e protokoli kushtetuese,dhe shkon vet rama.
    2.pastaj.ju ofrohet pesonaliteteve te huja si donald trup,merkeles e macronit francez kinse per ti perdhende e fole pak me ta,a qrllili eshte per ta marre nje fotto,dhe thane publikut e mediave ne shqiperi,sesa e adhurojn trumpi, merkela e macron,a e gjitha eshte nje montim mashtrim,kur trimpi e merkela njoftohen nga ambasadoret e tyre ne tiran,se Edi Rama dhe qeveria e tije,jame nje mafi ekstreme qe trafikojn me tonelata droga te gjitha llojeve,kan kapur drejtesin,gjykata e shtetin per fyti,dhe mafia e tyre ekzrkuton njerz te pafsjshum.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *