• |
ide | kryesore

Për herë të parë flet Cristiano Ronaldo bardhezi: “Jam unik”

Kryesore, Sport



Konferencë shtypi dhe prezantimi për Cristiano Ronaldon përpara më shumë se 200 gezetarëve në CR7-DAY. Portugezi ka treguar gjithcka në lidhje me detajet që e bënë të zgjedhë Juventus, cfarë pret nga aventura italiane, si ndihet dhe nëse do të sjellë trofeun e Champions në Torino ashtu si i kërkuar tifozët që në takimin e parë me CR7…

Mirëserdhe në Itali. Përse vendose të zgjedhësh Juventus?

“Ishte një vendim i lehtë për tu marrë. Juventus është një nga klubet më të fortë në botë, shokët e skuadrës më kanë thënë gjithnjë se ishte një klub mund të luhet futboll. Është një hap i rëndësishëm për karrierën time. Ka një skuadër të madhe, një president të madh e një trajner të madh. Ishte vendim i lehtë”.

Cfarë të mbetet akoma të bësh në jetë? Dikush thotë 7 Champions, 7 Topa të Artë. Cfarë sheh kur mendon për 10-15 vitet e ardhshme?

“Jam një person të cilit i pëlqen të mendojë për të tashmen dhe e tashmja është e qartë, po shijoj futbollin, jam akoma shumë i ri e më kanë pëlqyer gjithnjë sfidat, nga Sporting, tek Manchester e tani tek Juventus. Është një karrierë e gjatë ëndërrash kjo e imja. Nuk do kisha shpresuar kurrë se do ta bëja, të fitoja atë që fitova në nivel kolektiv e individual. Eshtë një sfidë për mua, jam shumë i përgatitur për këtë. Sigurisht gjërat do të shkojnë mirë, ashtu si ka ndodhur në klubet e tjera. Jam i qetë dhe më shumë besim “.

U largove në mënyrë të trishtë nga Real Madrid. Do të vazhdosh në Kombëtare?

“Jo, nuk jam aspak i trishtë, jam këtu sepse është një sfidë e madhe në karrierën time, është një klub i madh. Lojtarët në moshën time shkojnë në vende të tjera, me gjithë respektin: Katar, Kinë… kështu që të vij në një klub kaq të madh më bën të lumtur. Për këtë e falenderova Juventus për mundësinë që më dha në karrierë. Sa për Portugalinë, do jap gjithnjë më të mirën për sa kohë mundem. Vendit tim nuk di tia kthej kurrë shpinën”.

Janë miliona juventinë të lumtur, por ka edhe shumë madrilenë që po qajnë sot. Cfarë mesazhi do ti japësh këtyre tifozëve?

“Ishte një histori brilante ajo që përjetova në Madrid, një klub që më ndihmoi në shumë gjëra. Por kjo është një etapë e re në jetën time, kështu që falenderoj tifozët, por tani duhet ti dedikohem kësaj sfide dhe jam shumë i lumtur. Mezi pres të luaj, jam shumë i motivuar dhe do të kërkoj ti tregoj italianëve që jam një lojtar në nivelin më të lartë. Nuk mendoj se duhet të bind askënd për asgje, sepse numrat flasin vetë, ajo që kam bërë në futboll dihet, por më pëlqejnë sfidat dhe nuk dua të qendroj në zonën e komfortit, e pas asaj që bëra në Manchester e Madrid, dua të lë shenjë në historinë e Juventus”.

Në mëngjes tifozët e Juventus të kërkuan Champions. Sa rëndësi ka ta dish se Juventus nga ju do pikërisht atë Kupën…

“Champions League është një trofe që të gjithë duan ta fitojnë. Do të luftojmë për të gjithë trofetë, Serie A, Kupës e Champions. Është shumë e vështirë ta fitosh atë kompeticion, shpresoj të mund të ndihmoj. Juve i shkoi shumë afër, nuk e fitoi sepse finalet janë të paparashikueshme”.

Shumë tifozë janë të bindur se vendosën kalimin tënd në Torino me standing ovation në Champions në 3 prill. Sa vendosi ajo duartrokitje?

“Po, ishte një moment shumë i bukur, special për mua, spektakolar, sepse të pritesh në atë mënyrë është gjithnjë dicka shumë e bukur, të jep motivim për të nisur mirë këtë aventurë të re. Unë i falenderoj vërtetë për mënyrën si më pritën. Përgjigjen shpresoj brenda në fushë. Falenderoj të gjithë ata që më pritën në aeroport, stadium, në qendrën stërvitore”.

Natën e finales së Champions e kishe vendosur transferimin tek Juventus? Si ndihesh tani fizikisht?

“Jo, atë natë nuk kisha vendosur asgjë. Forma nuk është shumë e rëndësishme, jam mirë emocionalisht, fizikisht, për këtë arsye mënyra e transferimit më bën krenar. Unë jam ndryshe nga të tjerët, lojtarë që 32-33-34 vjec e mendojnë karrierën të mbyllur, ndaj kjo zgjedhje më bën të lumtur e tregon se jam ndryshe. Është një moment shumë emocionues për mua, për klubin, për faktin se jam 23… më falni, 33 vjeç”.

Ajo e Juventus ishte e vetmja ofertë që more?

“Po, ishte e vetmja (qesh).

Me Allegrin e keni vendosur se kur do të jetë debutimi në bardhezi?

“Jo, do të filloj të stërvitem në datën 30, dua të debutoj në të parën e kampionatit”.

Si ndihesh të jesh Cristiano Ronaldo, një shembull për të gjithë?

“Si e thashë, është një sfidë shumë interesante, dua gjithnjë të jem një shembull brenda dhe jashtë fushës. Kam firmosur për 4 sezone dhe shpresoj të fitoj shumë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *