• |
ide | kryesore

Reshje shiu dhe temperatura të larta, luhatjet e motit për këtë javë

Lajme, Të fundit
Moti-me-diell.jpg



Sipas parashikimit të sinoptikanëve të Meteoalb, nesër do ketë reshje dhe vranësira kalimtare në zonat malore dhe pjesërisht në qendër të vendit.

Pjesa e dyte e javës dhe kryesisht fundjava pritet të sjellë rritje të temperaturave të cilat do kapërcejnë 36°C.

Pjesa e parë e javës paraqitet me kthjellime dhe vranësira kalimtare, më të shpeshta vranësirat gjatë së martës kur priten shira të përkohshëm kryesisht në zonat malore dhe pjesërisht në Qendër. Ndërsa pjesa e dytë e javës ri-sjell dominim të motit të kthjellët thuajse në të gjithë vendin.

Temperaturat do të pësojnë rënie të lehta dhe graduale deri të enjten, më e ndjeshme rënia gjatë së mërkurës por sërisht fundjava do të sjellë rritje të temperaturave duke bërë që maksimumi të kapërcejë vlerën 36°C.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *