• |
ide | kryesore

“Turbina, një hale, një kapanon, një hangar, një barrakë kampesh pëqendrimi, një stallë derrash”

Lajme, Të fundit

“As kam pikë fije dyshimi që çështja e Teatrit është e lidhur me zhdukjen e kujtesës të qytetit”, kësaj bindjeje i qëndron akademiku Artan Fuga, i cili ka marrë pjesë në tubimet pro Teatrit dhe ka shkuar të shohë edhe godinën e re të servirur nga qeveria për Teatër, “Turbinën”.

Fuga i ka vërejtuar të dyja godinat, edhe risinë Turbina, të cilën e ka përshkruar si më poshtë, në një shënim të tij në Fb:

“Dje vajta pashë gjoja ndërtesën e re, Turbina, për teatër. Ishte një halé e vërtetë, një kapanon, një hangar, një barrakë kampesh pëqendrimi, një stallë derrash, një depo misri. Një turp. Aty, aty, meritojnë të aktorojnë disa nga këta aktorët që na recitonin vargjet e Fan Nolit dhe na dolën karagjozë.

Turp!

As kam pikë fije dyshimi që ceshtja e teatrit është e lidhur me zhdukjen e kujtesës të qytetit, me lobitë e ndërtimit, me boshatisjen e territorit të Shqipërisë nga popullsia, me zhdukjen nga faqja e dheut e kulturës shqiptare, e historisë shqiptare, bashkë me të e ka pësuar e gjithë kultura, e kanë pësuar shkenca, arsimi, muzetë, sporti, kështjellat, vlerat arkeologjike që po vidhen, libri, drama shqiptare, opera shqiptare, kinemaja, gjithçka që mban shpirtin e një populli.”

15 Comments

  1. Per cilen memorja flet ky filozofi,per kulturen komuniste,dramen komuniste,per teatrin dhe aktoret qe nen drejtimin e partise meme formuan njeriun e ri komunist nepermjet aktorve ne rrole kulakut,ballistit,komunistit,zogistit,puntorit hero te socialistit,fshatarit te lumtur,zyrtarve qe per zemer kishin partine,rinine shabllone,diversantin qe po rrezonte pushtetin etj.ketajane aktoret qe na e bene ne jeten e lumtur,ku eshte drama shqiiptare te pasqyruar nga keta heroj qe flet ky filozof.pse ky teater nuk foli kurre per tema te forta te shoqerise shqiptare atehere dhe sot.

  2. Vertet ne ate teater jane luajtur pjese qe propogandonin dhe lartesonin partine e punes dhe realitetin “ e bukur” socialist. Por po ne ate skene eshte luajtur edhe Shekspiri, Brehti, Milleri, Cehovi, Molieri e plot korifej te kultures boterore. Prandaj zoteri i quajtur Bert, mos na u his si antikomunist i thekur, kur me siguri je ose nje komunist, ose biri apo nipi i njerit prej tyre. I mire apo i keq repertori i TK, ky eshte i vetmi qe kemi dhe duhet ta ruajme, qofte edhe si deshmi e diktatures dhe e gjyqeve te tmerrshme qe jane kryer ne ate ndertese per te zhdukur intelektualet e vertete te ketij vendi. Pastaj ceshtja eTK nuk eshte edhe aq e thjeshte: nuk behet fjale vetem per ruajtjen e TK si trashegimi kulturore, por edhe per precedentin antikushtetues qe dha kjo qeveri dhe ky parlament me miratimin e atij antiligji qe eshte haptazi antikushtetues, qe praktikisht lejon qeverine te vjedhe pronen publike apo private haptazi duke u mbrojtur pas “ legjimimit” te votave te deputeteve- kukulla dhe bashkehajdute me Ramen.

  3. Kom.Berti morr I kuq. Keqardhje per krimet e komunizmit ne malesine e madhe…Neveri per shpellaret e kuq kur I degjon ne komentet e mengjezit.

  4. O geron, me “g” te vogel dhe te madhe te shtypit,
    qe je nje idiot i tipit ari nuk ka as dyshimin me te vogel dhe ajo qe ploteson figuren tende eshte se ti etiketon te tjeret pa i njohur askak morra te kuq duke i bere reklam nje mender te ashtuquajturi filozof qe vjen nga nje gjenerate jo morrash por perbindshash te kuq.
    A e kupton se nga cila shpelle ke dale ti!?

    1. Po ti hale rilindas paske gojë të vesh në dyshim integritetin e profesor Fugës.
      Ka qenë profesori më i mirë i brezit 1986-1990.
      Edhe ata aktorë të mëdhenj që nji mut berti i merr nëpër gojë punonin nga 10-12 e më shumë orë në ditë, kanë qenë njerrëz të punës e jo parrazitë si ju rilindasit e mutit që vdekshi të gjithë.

  5. Tani eshte bere I qarte nxitimi per Te bere Turbinen. Vetem per Te gllaberuar truallin e TK.
    Turbina le te sherbeje per aktivitete te tjera ose provizore. Ne fakt ajo u ndertua mbi nje hale.

  6. Ti,ajo qe emer nuk vendos dot se ke hallin e partise,ti,ajo qe nuk ke qene asnje here ne teaterme flet per shekspir etj qe kane qene shfaqe mediokre te luajtur nga keta aktore por te kontrolluar nga rregjizori qe ishte dhe antar i PPSH per keto shfaqe me flet Ti,ajo.

    1. O injorant ti nuk je i aftë të nxjerrësh as edhe një argument, ndryshe nga komentuesi me emrin “Ajo” që për një njeri që është vërtet njeri ka dhënë shumë argumente të qartë.

  7. Ata lloj aktoresh qe dolen -kurva-kete teater hale meritojne gjithmone sipas shkrimit te -dajes apo xhajes cfare dreqin e ka -Endri Fugicen-qe i shkruan-edvin skizofrenit raportet e arritjeve te ”shkelqyera” te kesaj qeverie.

  8. Sa loqe qe Jeni or komentues qe ziheni si ato bushtrat per mendimet e te tjereve.Jepni mendimet tuaja se eshte koha e mendimit te lire.

  9. Geron,ajo shikoni disa filma shqiptar te kuptoni cfare lloj aktoresh e formuar kete shoqeri qe kaluan 28 vjet dhe akoma flasin per komunizem.e kane pasur partine ne zemren e filmit dhe teatrit qe kane luajtur keta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu