• |
ide | kryesore

VIDEO/ Humbi 60 mijë euro, shqiptari qëllon me armë në kazino në Spanjë

Lajme, Të fundit



KUJDES! IMAZHE TE RENDA!

Një shqiptar rrezikon që të dënohet me 15 vite burg në Spanjë për shkak se qëlloi me armë ndaj stafit të një kazinoje. Ngjarja ndodhi në korrik 2015, por këtë të hënë janë bërë publike pamjet e frikshme të filmuara nga kamerat e kazinosë dhe të përdorura si prova në gjyq.

Sipas të njëjtave burime shqiptari emri i të cilit nuk jepet kishte humbur 60 mijë euro në kazino. Fillimisht qëlloi në qafë një punonjës që kishte qenë pranë, por kur kishte tentuar ta qëllonte sërish, i ishte bllokuar arma.

Më pas shqiptari shkoi te kasa ku kërkoi paratë, por nuk ia kishte dalë. Edhe aty e nxorri armën, por për fat të mirë ajo nuk u shkreh. Avokati i shqiptarit tha në seancë se klienti i tij ndodhej në gjendje të rënduar mendore për humbjen e 60 mijë eurove dhe kishte konsumuar alkool në sasi të mëdha.

https://www.dailymotion.com/video/x6oytvp



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *