• |
ide | kryesore

VIDEO/ Kapen grabitësit e familjes në Dibër, plagosën 35 vjeçarin në përleshje

Lajme, Të fundit



Natën e kaluar, grabitësit hynë në shtëpinë e familjes Selishta në Dibër dhe pasi u përleshën me të zotin e shtëpisë, Arsen Selishta morën 2 milion lekë dhe u larguan. Në ikje e sipër, 35 vjeçari Selishta mbeti i plagosur në dorë nga të shtënat e armëve, por shpëtoi jashtë rrezikut për jetën.

Sot, policia njoftoi arrestimin e dy autorëve të grabitjes, si më poshtë:.

 

Gaetano Hasi, 35 vjeç, banues në fshatin Brest i Poshtëm/Kastriot, Dibër ( veprat penale “Vjedhje me armë” kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”)

Ilir Shini, 31 vjeç, banues në fshatin Brest i Epërm/Kastriot, Dibër (Vepra penale “Vjedhje me armë” , kryer në bashkëpunim”).

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *