• |
ide | kryesore

(VIDEO) Shtrëngimi i duarve Trump-Putin, deklaratat e para

Planet



Është hapur me një shtrëngim duarsh që zgjati rreth 3 sekonda takimi mes dy liderëve, presidentit rus Vladimir Putin dhe atij amerikan Donald Trump në Helsinki. Fillimi ka qenë e vështirë, për të thyer akullin mes dy presidentëve që me sa duket s’dinin nga t’ia fillonin. Por situatën e ka marrë në dorë Trump, si mikpritës që i ka dhënë ‘leje’ Putinit të ulet dhe të marrë fjalën. Trump mbante kravatë të kuqe, ndërsa Putin të zezë.

“Nuk kemi shkuar shumë mirë vitet e fundit, por besoj se do të kemi një raport të mirë në të ardhmen: të shkojmë mirë me Rusinë është një gjë pozitive, jo negative”, ka thënë Trump. Që më pas shtoi: “Bota po na vëzhgon”.

Putin-Trumpit: “Është koha për t’u përballur me pikat e dhimbshme” – Para fillimit të bisedimeve konfidenciale, presidenti rus iu drejtua kolegut të tij amerikan: “Kemi kontakte të vazhdueshme. Kemi folur në telefon disa herë në kuadër të ngjarjeve të ndryshme ndërkombëtare. Dhe sigurisht që ka ardhur koha të flasim në mënyrë thelbësore në lidhje me marrëdhëniet tona dypalëshe dhe çështjet e ndryshme në botë”. 

Temat në tryezën e bisedimeve: Tregtia, Kina, raketat dhe bërthamorja – Duke hapur takimin, Trump ka specifikuar që në tryezën e bisedimeve ka “një numër të madh çështjesh për të cilat duhet të diskutojmë. Tema shumë interesante, duke filluar nga tregtia, çështjet ushtarake, raketat dhe armët bërthamore, si dhe çështjet që lidhen me Kinën, mikun e përbashkët, presidentin Xi”. “Është mirë të jesh këtu me ju,” shtoi presidenti amerikan duke iu drejtuar Putinit.



1 Comment

  1. kur pushtetaret arrin majat ,ne maje jan dy gjera ose zbret ,ose vazhdon njgitjen ,por ka dicka thelbesore qe duhet ta dim te gjith ,pavarsisht si njeriu hipen ne pushtet pavarsisht si njeriu arrin ekonomin pavarsisht se si njeriu behet i pushteshem fuqishem ,njeri mbetet nder krijesat me te dobeta qe ralitetet nuk mundet ti orientojne vecse zgjellin ,por zgjellja e nje raliteti me koficent padrejtesin ,gjat procesi,zhvillimi per arritjen e nje qellimi ,pacmangeshem do kalojne permes disa ligjeve aktive qe ndollen ne gjallerin e cdo gjallese,ne mas ,ne forme ne kohe ,ne imunitet,instinkt,,dhe ullzimin e zotit ku padrejtesis i ka caktuar ndeshkim dhe drejtesis hakut sukses, keto jane sfida qe na mesojne se ne bejme zgjilljen sherbimin por ralitetin e orienton vet krijuesi cdo gjeje permes ligjeve te tije ku padrejtesis i caktoj ndeshkim dhe drejtesis sukses ,se cfar ben sejcili eshte ceshtje e tije,por raliteti zhvillimit do sjellin faktet ,per gjith ku padrejtesin e urrejn te gjith dhe te drejten e duan te gjith ,prej ku lindin pranimet dhe refuzimet nga te gjith,apo mirkuptimi duke respektuar te drejtat dhe pranuar domosdoshmerit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *