• |
ide | kryesore

Vrasja e bojaxhiut shqiptar, gjykata italiane u jep 75 mijë euro familjarëve

Lajme, Të fundit



Është dënuar me 14 vite e 2 muaj burg italiani Gianluca Mazzarelli i cili akuzohet si autori i vrasjes së shqiptarit Ervin Tola. Ngjarja ndodhi më 29 dhjetor të vitit të kaluar para një lokali në Piacenza të Italisë, kur Mazzarelli vrau me thikë shqiptarin që punonte si bojaxhi.

Sipas dëshmisë se italianit, me shqiptarin pati një sherr dhe ai nisi ta rrihte me ndihmën e dy-tre shokëve. Mazzarelli pranoi se qëlloi shqiptarin me thikë për t’u mbrojtur, por gjykata e konsideroi si vrasje të qëllimshme.

Në seancën gjyqësore ishin të pranishme prindërit dhe gruaja e shqiptarit që në kohën e vrasjes ishte shtatzëne.

Prindërit e shqiptarit kanë kërkuar 500 mijë euro kompensim, ndërsa gruaja e të ndjerit 750 mijë euro. Gjykatësi urdhëroi në fund 30 mijë euro kompensim për prindërit dhe 45 mijë euro për gruan e shqiptarit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *