• |
ide | kryesore

Chelsea rrit ofertën në 50 milionë euro për Ruganin, Juventus kthen sytë tek Godin

Sport



Pas prezantimit të Cristiano Ronaldos Juventus ka nevojë të shesë, por jo lirë. Chelsea e ka kuptuar mesazhin dhe ka rritur ofertën për Daniele Ruganin. Sipas ‘Sportitalia’, klubi londinez është gati ta cojë në 50 milione euro propozimin për mbrojtësin, që kërkohet me ngulm nga Maurizio Sarri. Për Ruganin Blutë janë gati ta vlerësojnë me 5 milionë në sezon.

Juventus nuk mund të mbetet zbuluar nga ikja e qendërmbrojtësit dhe vëzhgon prej kohësh situatën e Godin e Gimenez dy lojtarë që në Boteror I rritën kreditet vetes. Operacioni nuk është I lehtë duke qenë se flitet për dy të preferuar të Atletico Madrid. Godin është një flamur I “colchoneros”, me një lidhje të fortë me Simeonen. Jimenez ka një vlerësim që nuk zbret poshtë 50 milionë euro. Më larg duket se ka mbetur Darmian, por që në rast të shitjes së Alex Sandro është opsioni më I mundshëm, pavarësisht zërave për Marcelon. 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *