• |
ide | kryesore

Cungu debuton në Champions: “Kukësi do të kualifikohet”

Sport



Tekniku i Kukësit, Armando Cungu, do të bëjë debutimin, pikërisht përballë maltezëve të Valetës, me detyrën të marrë një fitore për tu kualifikuar në raundin e dytë të Champions. Tekniku shkodran ka zëvendësuar në detyrë Peter Pacult, të cilit i kushtoi shumë barazimi 0-0 në Loro Borici.
“Kam patur vetëm pak orë në dispozicion, por megjithatë ky është një ekip qe e njoh dhe kam besim se do të arrijmë objektivin, që është të kalojmë turin. Nuk pres një ndeshje të lehtë, por më shumë së fjalët, shpresoj të flasë fusha”, deklaroi tekniku në konferencën për shtyp para ndeshjes në Maltë.

Nuk është i pamundur kualifikimi. E në fakt, përvec disavantazhit se luan në transfertë, cdo barazim me gola favorizon kuksianët. Cungu ka menduar ndryshime në formacion, por pa I humbur identitetin skuadrës.
“Për mendimin tim Kukësi është përsëri favorit, pavarësisht rezultatit të marrë në ndeshjen e parë. Skuadra nuk pësoi gol dhe kjo është shumë e rëndësishme. Duhet ta administrojmë lojën dhe të apikojmë idetë tona në fushë. Pak ndryshime do të ketë në formacion në krahasim me ndeshjen e parë, ndërsa taktikisht do të lëvizim në varësi të kundërshtarit”, përfundoi tekniku.
Kukesi ka kryer seancën e fundit stërvitore, ndërkohë që ndeshja e kthimit me Valetën do të luhet sot në orën 18.00 në Ta’ Qali.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *