• |
ide | kryesore

Fshesa “Veliaj” tek Ujësjellësi, si zëvëndësoi 1000 militantë të PD-së me ata të PS-së

Kryesore



Në intervistën që i dha Zërit të Amerikës pak ditë para se të zgjidhej kryetar i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj foli për ndryshime radikale në kryeqytet. Një nga këto ishte edhe Ujësjellësi i Tiranës, një institucion që Veliaj e quante “parking militantësh” duke marrë në konsideratë numrin e madh të të punësuarve me urdhër partie.

“Më duket e paarsyeshme se si ujësjellës-kanalizmet e Tiranës kanë më shumë veta staf se cdo ndërmarrje tjetër në Shqipëri rreth 1800 vetë, ndërkohë që policia e qarkut të Tiranës ka më pak policë, ushtria për qarkun e Tiranës, Elbasanit dhe Durrësit ka më pak ushtarë, më duket e paarsyeshme se si të gjithë ministritë bashkë në nivel qendror kanë më pak staf se sa ujësjellës-kanalizimet e Tiranës. Pra këtu kemi të bëjmë dhe me një mungesë totale eficence dhe përdorimin e Ujësjellës-Kanalizimet e Tiranës si një hapësirë për të parkuar militantët sa kohë ke probleme me punësimin e tyre dhe të duhen për mitingje. Ky është një nonsens, trajtimi i ndërmarrjeve në këtë farë feje”

Erjon Veliaj, intervistë për Zërin e Amerikës, 17 Qershor 2015

Dhe sapo u zgjodh kryetar Bashkie, në Ujësjellës nisën largimet masive nga puna. Qindra vetë u hodhën në rrugë si të punësuar nga partia tjeter dhe në vitin 2015, ndërmarrja mbeti vetëm 845 punonjës, një numër relativisht i ulët nga sa kishte regjistruar ndër vite.

Pra nga 1800 vetë, bisturia e Veliajt kishte operuar mbi 1 mijë punonjës, që kreu i bashkisë i quante militantë partie.

Çfarë ndodhi më pas? Një raport i Entit Rregullator të Ujit zbulon se pas largimit të të punësuarve nga Partia Demokratike, në Ujësjellës nisën të shtohen punonjësit vit pas viti.

Në vitin 2016 numri i punonjësve arriti në 1290 të tillë. Brenda vitit ishin shtuar 445 vetë.

Në vitin 2017, u shtuan edhe 475 punonjës të tjerë, një shifër që e rikthen numrin e punonjësve sërish në nivelet ku e gjeti Veliaj, para se të niste reformat e tij radikale.

Aktualisht Ujësjellësi ka 1764 punonjës, pra sipas shembujve që merrte Veliaj, në Ujësjellës ka më shumë punonjës se ç’ka policë në Tiranë apo ushtarë në Elbasan dhe Në Durrës.

Kuptohet se ajo që ka ndodhur me reformat radikale është thjesht zëvëndësimi në borderonë e Ujësjellësit i thuajse 1 mijë vetëve që votonin Partinë Demokratike, me të tjerë që votojnë Partinë Socialiste.

Pra Veliaj nuk e uli numrin e të punësuarve në Ujësjellës, por siç shprehet ai, e zbrazi parkingun nga militantët e Partisë Demokratike për ta mbushur atë me militantë të Rilindjes.

Dikush mund të thotë se përderisa militantët e PD-së ishin punësuar përmes urdhërave partiakë, atëherë është normale që të zëvëndësohen përmes të njëjtave mënyra.

Çështja është se të gjithë punonjësit e larguar mbrohen nga ligji, që parashikon dëmshpërblimin e tyre në rast largimi të padrejtë nga puna. Praktikisht, taksat paguajnë dy administrata në detyrë, njërën e partisë në opozitë që paguhet me dëmshpërblime dhe tjetrën në pushtet që paguhet me paga.

Vetëm nga spastrimet në Ujësjellës, qindra njerëz të larguar përdhunshëm nga detyra i janë drejtuar gjykatave për dëmshpërblim. Qindra procese gjyqësore u hapën në vitin 2015-2016 dhe Ujësjellës Kanalizime e Tiranës u detyrua të paguajë në shuma të majme, në disa disa qindra milona lekë për largimet nga puna. Vetëm në vitin 2016, pa vendim gjykate u dhanë më shumë se 460 milion lekë të vjetra, ndërsa qindra miliona të tjerë u paguan si dëmshpërblime në gjykata. Në një raport të Kontrollit të Lartë të Shtetit për vitin 2016, thuhej se: “Vlera e detyrimeve gjyqësore të likuiduara nga UKT sh.a, për periudhën e auditimit është 68,187,604 lekë, vetëm si pasojë e largimit të punonjësve padrejtësisht nga puna”.©Lapsi.al



12 Comments

    1. Jo është për debilat militantë parazitë të të gjitha partive që hanë në kurriz të njerëzve që punojnë me ndershmëri pa ju bërë urë këtyre mut partive që janë mbushur me plehra si puna jote.

    2. nje tirons ata 1000 vet ishin te punsuar nga rama qe ishte para beshes,e majko,milo,braqe,kumbaro,dokle etj serb.to tirons 75 vite bar enveri e lesh negjmije ke henger e han dhe prap stoik si balla qenef krymb i kesaj partie.ik te roshi tirons e qoja nji vlla te mitur se po e pret me grupin e vet per perdhunim se pastaj gruan,motren po nuk i qove femij ta perdhunojn tek xhelili,artur bushi apo tek termti.kujdes tirons se edhe ty te trafukon frroku a ndoka.

  1. Urime, me ne fund nje komentues i grupit te ari-t qe cuditerisht ka shkruar me nje minimum gabimesh ortgrafike.

    1. nje tirons ata 1000 vet ishin te punsuar nga rama qe ishte para beshes,e majko,milo,braqe,kumbaro,dokle etj serb.to tirons 75 vite bar enveri e lesh negjmije ke henger e han dhe prap stoik si balla qenef krymb i kesaj partie.ik te roshi tirons e qoja nji vlla te mitur se po e pret me grupin e vet per perdhunim se pastaj gruan,motren po nuk i qove femij ta perdhunojn tek xhelili,artur bushi apo tek termti.kujdes tirons se edhe ty te trafukon frroku a ndoka.per te pa emrin spartak braho,gjelil gjoni etj ruajn mut te thar enveri.

    2. Bravo ti debil rilindas që ke mësuar të shkruash, por jo të kuptosh.
      Analfabet, të shkruarën e ke mësuar në smartfonë se me ta pa shkrimin e dorës ty le nam.

  2. Sa bukur kur sheh modelin Merdo Baze te aplikuar nga komentuesit rilindas: asnje fjale per inkoherencen totale te Lalu Plerit qe e ha fjalen si kokerr fiku. Nderkohe shume komente per gabimet ne shkrim, ngjyren e flokeve te komentuesit, etj. Trushpelarja funksionon…

  3. Al,
    kam nje cerek shekulli qe jetoj shume larg Shqiperise, por si njeri i rritur ne ate toke kam nje mall qe nuk do me shuhet kurre. Kam ardhur ne Shqiperi nje here ne dy-tre vite ku bashke me c’malljen me kapte edhe deshperimi mbasi edhe stinet ishin reduktuar ne dy; stina e pluhurit edhe e baltes pa llogaritur ate te plehrave te perhereshme.
    Heren e fundit perpara 2 viteve kam ndjere me ne fund aromen e qyteterimit. Tirana qyteti ku linda dhe u rita pothuaj ishte kthyer ne pastertine dhe disiplinen qytetare te dikurshme dhe ajo qe me beri gjithashtu pershtypje ishte se edhe malokeria ishte qyteteruar, veshur bukur, flisnin me ze te ulet dhe te edukuar.
    Sa per Lalu Plerit qe shiste fiq apo Sali Shpellarit qe ruante lopet mua nuk me interesojne fare nga vijne dhe cfare kane bere, qe ne fund te fundit femijrine e kane kaluar me edukaten e punes ndershme.
    Une jam njeri i zakonshem dhe me intereson qe te kete nje shtet qe ben detyren e tij dhe pse jo edhe une te kthehem nje dite.
    Nese ne transformimn e mire qe ka pesuar Tirana ka merite edhe Lalu Pleri (yt) i lumte dhe uroj do zoti ta vazhdoje me tej kete rruge, sikurse do te uroja qe edhe ti te mos vazhdosh rrugen e patruve te nivelit ari-t.

    1. Ju prandaj jeni debila se kuptoheni një kontinent larg që jetoni këtu në Shqipëri me paga qyl si parrazitë rilindje.

    2. O i paemri “emigrant” !
      Vetëm me frazën “Tirana qyteti ku linda dhe u rrita pothuajse ishte kthyer në pasërtinë dhe disiplinën qytetare të dikurshme…..”, meresh vesh se je ndonjë këlysh i oficerëve të sigurimit që paske nostalgji për diktaturën enveriste.
      Punën e detyruar me dhunë e të papaguar të kohës së kriminelit Hoxha, na e quakërke “pastërti”
      Dhunën kriminale diktatoriale na e quan “disiplinë qytetare”
      Kthehu pra e ri në Shqipëri se na qenka bërë Shqipëria siç e paske dashur në kohën e diktatorit, “E pastër e me disiplinë qytetare”.
      Për fat të keq, veç kriminelëve të mafies që na e nxinë fytyrën ne shqiptarëve në emigracion, jeni edhe ju kriminelët enveristë që u fshehët në perëndim nga frika e ndëshkimit për ato krime, e tani që në vend të Enverit ju ka ardhë Edveri, po fërkoni duartë nga gëzimi i “disiplinës qytetare” të mësuar në akademinë e drogës.

  4. i pa emer kur nuk ta mbushen barkun ,bar,lesh negjmije,m.t stalini,tito,mao ku ce duni,popoviqi,mugoshe,ramizi etj jo ari por ter bota nuk ta mbush ty as bark as tru as byth.kafsh stalini ne koperativa tash majmun rame .

  5. Dje iken ata te PS , sot ata te PD , neser i njejti avaz , populli e ka ne byth . Vari kkkkkkkk kesaj pune , nuk mund te vazhdohet ne kete menyre . Duhet thene STOP nje here emire , punes gjeji profesionistin .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *