• |
ide | kryesore

Gjyqtarja e Krimeve të Rënda para Vetting-ut. Nuk ka fshehje pasurie, as konflikt interesi

Lajme, Të fundit



Paraditen e së martës doli përpara Vetting-ut Nertina Kosova, gjyqtare e Krimeve të Rënda. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) deklaroi se kjo gjyqtare, nga verifikimet nuk ka fshehje pasurie dhe as konflikt interesi.

Apartament banimi 120 metra katrorë në “Don Bosko”, me kontratë sipërmarrjeje me vlerë 6 milionë lekë. Me kredi bankare 5 milionë lekë dhe shuma prej 1 milion lekësh nga kursimet e gjyqtares Nertina Kosova. KPK-ja thotë se gjyqtarja nuk kishte burime të mjaftueshme për shumën e 1 milionë lekëve, por Nertina Kosova deklaroi se ka kursyer nga puna në vite sepse kursimet i ka administruar familja.

Si përfundim, KPK-ja konkludoi se gjyqtarja Kosova kishte mundësi që të kursente 1 milion lekë. Vendimi për Nertina Kosovën do të shpallet në 18 korrik, ora 10:00.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *