• |
ide | kryesore

Hahn: Nuk ka kushte të reja për negociatat. Me pushime janë njerëzit, jo institucionet

Lajme, Të fundit



Komisioneri për zgjerim në BE, Johanes Hahn garantoi se nuk ka asnjë kusht të ri për hapjen e negociatave për Shqipërinë. Ky proces tha Hahn bëhet dhe do të bëhet me çdo vend kandidat për në BE. Ai bëri thirrje që institucionet mos humbasin asnjë ditë. “Njerëzit janë me pushime, por jo institucionet” u shpreh Hahn në konferencë me Ramën.

“Nuk po fusim asnjë kusht të ri, ajo që po bëjmë është një proces i cili është zhvilluar në çdo vend tjetër kandidat. Sepse në fillim të këtij procesi na duhet të identifikojmë ku qendron vendi në legjislacionin e vet krahasuar me legjislacionin europian. Vettingu psh, ishte një element thelbësor me rëndësi në kuadër të fushës të së drejtës. Por është një pjesë e mozaikut. Ajo që po bëjmë është të kryejmë një proces gjithëpërfshirës se ku qëndron vendi. Kjo është arsye që e theksoj se sa më e mirë të jetë cilësia e këtij procesi analitik, sa më shumë të paraprihet dhe të bëhet, do të jetë më mirë për nisjen e negociatave për secilin kapitull. Është një gjë që duhet bërë me çdo vend. Nuk është një qasje e posaçme. Mos humbni asnjë ditë, nisin sa më parë të jetë e mundur. Njerëzit janë me pushime, por jo institucionet”, tha Hahn.



4 Comments

  1. Keta Te Europes sikur marrin rroge kot fare. Vijne ketu me dieta Te majme sikur ne 2019 do hyjme ne Europe dhe Jo se do Na duhen 7-8 vjet provime.
    Ku kishim ne ushtri per ne Nato,por Na futen. Keshtu Te behet dhe tani.

  2. Ore , po sikur u cane portalet e te djathtes dhe komentuesit e tyre duke komentuar dhe anal_izuar se ky do vije te beje presjon per ceshtjen e Detit me greeqine. Qe ta bindi Meten ta firmosi ate marveshje.

    Ne kete menyre keta mjerane opozitare linin te nenkuptonin se ‘META ISHTE SHPETIMTARI NGA KJOE KEQE QE NA KA ZENE’ dhe se meqe ky Hann po bente presjon tek ne qe ta firmosnim marveshjen , dukej qarte qe marrveshja nuk ishte ne te miren tone. Pra Rama e shiti detin.

    Nuk e di a e pyeti ndonje gazetar ( i djathte) nese e ka prekur kete pike ne bisedimet me pushtetaret shqiptare ky Hahni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *