• |
ide | kryesore

Juventus i pandalshëm…edhe Zidane

Sport



Lajmi më i rëndësishëm vjen nga Spanja, ku Libertad Digital është i bindur për një rikthim të madh në shtëpinë Juventus: “Zinedine Zidane është gati të bëjë pjesë në drejtuesit e Juventus, duke nisur nga muaji tetor”. Sipas raportimit, që citon burime pranë familjes Agnelli, ish-trajneri i Real Madrid është gati të përshkojë të njëjtën rrugë të Cristiano Ronaldos për tu bashkuar me Paratici e të mbulojë rolin e këshilltarit të bardhezinjve.

17 vjet më pas, Zidane duket se është gati të kthehet bardhezi. E pikërisht mbërritja në Torino e CR7 e ka bindur teknikun francez ti ndjekë gjurmët për tu futur në një tjetër aventurë profesionale. Një tjetër njeri-Champions, për Juventus që pas Cristianos, që i vetëm e ka fituar trofeun 5 herë, po siguron edhe atë që si trajner e ka fituar 3 herë në dy vjet e gjysëm.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *