• |
ide | kryesore

Rrëzohet ish-gjyqtari i Kushtetueses, Strasburgu shpresa e fundit për Fatos Lulon

Lajme, Të fundit



Kolegji i Posaçëm i Apelimit la në fuqi vendimin e Komisioni të Pavarur të Kualifikitmit, që shkarkoi nga detyra gjyqtarin kushtetues Fatos Lulo.

Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Lulo, u shkarkua nga detyra më datë 23 mars të këtij viti pasi nuk justifikonte pasurinë e tij.

Vendimi i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit sot, sipas njoftimit, është përfundimtar dhe i formës së prerë.

Tashmë, e vetmja shkallë ku mund të apelohet vendimi është gjykata e Strasburgut.

“Trupa gjykuese e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, kryesuar nga Luan Daci, relatore Natasha Mulaj dhe anëtarë Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Sokol Çomo, sot, më datë 17.07.2018, ora 10:00, në dhomë këshillimi, bazuar në nenin 66/1 – a, të ligjit 84/2016 ‘Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë’, vendosi unanimisht: Lënien në fuqi të vendimit nr.12, datë 23.03.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që i përket subjektit të rivlerësimit Fatos Lulo. Ky vendim është përfundimtar, i formës së prerë”, njoftoi KPA.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *