• |
ide | kryesore

Shqiptari alarmon policinë italiane

Lajme, Të fundit



Karabinierët e stacionit policor të Ostuni në Brindisi janë vënë në alarm mesditën e së martës. Në orën 12.45 minuta një telefonatë njoftoi se në stacionin hekurudhor ndodhej një valixhe e dyshimtë. Menjëherë u evakuua zona dhe u vendos perimetri i sigurisë.

Shërbimi i transportit u ndërpre. Kur po bëhej gati për të ndërhyrë u shfaq një person që deklaroi se valixhja ishte e tij. Bëhet fjalë për një shqiptar 42-vjeçar emri i të cilit nuk bëhet i ditur. Ai tha se e kishte harruar bagazhin ndërsa ishte shkëputur për të konsumuar diçka.

Gjithsesi shqiptari u shoqërua në polici për tu pyetur ndërsa hetimet i morën përsipër agjentët e anti-terrorizmit të Leçes. Pas 40 minutash u rikthye edhe shërbimi publik në stacionin e trenit. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *