• |
ide | kryesore

Të dhënat e hipotekës/ Si po grabitet toka publike tek Teatri Kombëtar

Kryesore, Lajme



Megjithëse kreu i Hipotekës Valdrin Pjetri refuzoi të bëjë publik informacionin lidhur me pronësinë e zonës ku ndodhet Teatri Kombëtar, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka publikuar sot hartën e truallit ku ndodhet Teatri Kombëtar dhe ka shpjeguar se përse qeveria Rama gënjen kur thote se  pjesa private e projektit “nuk do të prekë pronën e Teatrit”.

Sipas fakteve mbledhur nga Aleanca, mbi 90 përqind e zonës në fjalë është pronë publike dhe kompania private Fusha shpk do të ndërtojë në të për interes të sajin, teorikisht për të justifikuar kostot e një teatri të ri.

Duke përdorur faqen zyrtare të qeverisë shqiptare për parcelat kadastrale, Aleanca shpjegon se ligji i veçantë i miratuar nga shumica socialiste dy javë më parë, që lejon shembejn e Teatrit Kombëtar dhe rizhvillimin e zonën përreth, ndikon në 11 prona të ndryshme, të cilat në Figurën 1 janë vijëzuar me të kuqe:

Duke përdorur të njëjtën faqe interneti, Alenaca ka marrë informacion në lidhje me sipërfaqen dhe pronësinë e çdo prone.

Siç tregohet në Tabelën 1, nga 9026.74 metra katrorë gjithsej, mbi 90 përqind janë në pronësi publike, me vetëm pjesën e mbetur në pronësi të individëve privatë. Përveç pronës me numër kadastre 1/241, e cila është prona aktuale e Teatrit Kombëtar, publiku zotëron gjithashtu 2600 metrash katrorë shtesë në këtë zonë.

Pjesa më e madhe e kësaj toke shtesë është në pronësi të Këshillit Bashkiak të Tiranës, i cili, sipas Kushtetutës dhe ligjit për qeverisjen vendore, duhet të miratojë transferimin e një prone tek një palë e tretë me shumicë votash prej tre të pestash.

Nga renderat e bërë publik deri më tani kuptohet qartë se kompania Fusha shpk do të ndërtojë në këtë zonë gjashtë kulla shumëkatëshe. Gjurma e planit të rizhvillimit, siç është prezantuar në burime të ndryshme, tregohet në Figurën 2. Sipas renderit, ndërtesa e gjelbër është Teatri i ri Kombëtar dhe kullat e verdha janë pjesë e zhvillimit privat të zonës.

Është pothuajse e pamundur të ndërtohet ajo që është planifikuar pa shkelur pronën publike. Sipërfaqja e tokës që aktualisht është pronë private është shumë e vogël dhe kufizohet vetëm në një shirit të ngushtë, siç shihet në Figurën 3.

Pyetja nëse zhvillimi privat do të ndodhë apo jo në pronën me numër 1/241, që sot është toka e Teatrit, është plotësisht e pavlerë. Pjesa tjetër e pronës publike do të rizhvillohet për interesa private si një mënyrë për të justifikuar rizhvillimin e Teatrit. Për më tepër, është pikërisht kjo pika që Qeveria ka shkelur Kushtetutën duke marrë një pronë të Këshillit Bashkiak pa zhvilluar votim në Këshillin Bashkiak për ta miratuar këtë proces me 3/5 e votave.

Megjithëse ky është dukshëm një projekt i dëmshëm nga pikëpamja urbane dhe historiko-kulturore, të gjitha instrumentet ligjore për dhënien e një leje ndërtimi tashmë ekzistojnë në legjislacionin shqiptar, ndaj nuk ka përse të shpiken ligje të reja. Arsyeja përse është propozuar një “ligj i veçantë” është unifikimi i të gjitha pronave publike në një plan të vetëm rizhvillimi dhe pastaj transferimi tek ndërtuesit privat. Një plan i tillë, siç është përshkruar më lart, është një shkelje e Kushtetutës pasi Këshilli Bashkiak nuk ka dhënë lejen për ta transferuar pronën tek një palë e tretë.

Exit.al



9 Comments

  1. Bobo cfare hajdutesh , bobo cfare legen popull jemi , pa karakter bobo cfare artista pa personalitet, bobo gjithmone paikopate na kane qeverise ! Popull injorant pa ideale pa personalitet!

  2. O Nasi. Prap dole ti ? Po gjerat nuk jane kurre ashtu sic shkruan nje portal apo nje tjeter . Te gjithe i deformojne te dhenat reale sipas interesave. Pershembull ne kete artikull thuhet se :

    “Qeveria ka shkelur Kushtetutën duke marrë një pronë të Këshillit Bashkiak pa zhvilluar votim në Këshillin Bashkiak për ta miratuar këtë proces me 3/5 e votave.”

    Nese kjo gje qe shkruan Lapsi eshte e vertete , perse antaret e keshillit bashkiak nuk e hedhin ne gjyq Qeverine per kete shkellje te KUSHTETUTES ? Dhe pastaj eshte gjykata e cila vendos nese eshte shkelur kushtetuta apo jo.

    As une dhe as ti ( mendoj) nuk jemi jurista. Dhe lexojme keto portalet . Problemi eshte qe te gjithe genjejne dhe shume lexues nuk e kane intelektin ose mprehtesine per te kuputar se gati 70% e lajmeve ne keto portale jane propagande partiake dhe vetem 30% eshte lajmi vete si fakt.

    Dhe pastaj kercejne trushplaret si majmunet pas bananes qe ju hedh Bushati cdo dite ne kete portal dhe fillojne me sharjet nga me te ultat. ( rilexo komentin tend dhe do kuptosh qe edhe ti je nje i tille)

    1. Sepse Gjykata Kushtetuese eshte bllokuar ore zoteri.

      E gjithe arsyeja pse qeveria po e ben kete eshte pasi nuk ka gjykate te kontrolloje qeverine.

      1. o daku .

        gjykata nuk te kontrollon po te gjykon , o daku

        pastaj , kto keshilltaret e bashkis ta bojn punen e tyne ,
        ta bojn padin ne kur ti vij rralla te gjykohet
        te pakten jan te nershem me veten e tyne.
        se keshu i bje vetem me bo zhurm ne asgjo ma shum.

  3. Nuk e kisha menduar kurre qe shqiptaret berishiane jane gjysem analfabete! ???? ka te drejte! Injorante te saliut qe masturbohen kur shajne Ramen?

  4. Nuk e kuptoj fare ku qendron genjeshtra z.???. Llogjika eshte fare e thjeshte. Nga kartelat e ZRPP vetem 895 m2 jane toke private ndersa pjesa tjeter eshte shteterore. A mund te ndertohen 6 kulla gjigande ne 895 m2. JO. Pra normal qe per te ndertuar ato do te duhet toka shteterore. Popullin e genjejne se po ju bejme nje teater te ri dhe ne anen tjeter rembehet toka shteterore me projekt ligje te vecanta. Pse per cfare po josh privati dhe qeveria se do te beje teater te ri apo per sadaka do ta ndertoje. Gjerat jane fare te qarta ketu.

  5. Taraveli.jaraveli,kaq gomere jeni dhe merreni me siperfaqen sikur jeni gjeodete apo juriste apo arkitekte.Shkrimi duhet shitur tek hajvanet qe u duket vejtja dikushi,,,po cilen siperfaqe dini ju,te SHQUPIT,te xhamise apo te universitetit,pordhe koti,asgje nuk dini.Ajo pune ka vdekur sic kane vdekur punet e Fazllicit qe njerzit harrojne shpejt.Rama ashtu sic eshte rrote mulliri apo idiot e hedh nokaut cdo opozitar,,,,Meta edhe pak do te privatizoje Prersidencen bashke me Moniqen..me Lulin dhe familjen s’ka opozite,ka vetem biznes.Kushtetute moj lahute-thoshte Agolli.

  6. mir kur frroku,roshi,doshi,sadri abazi,fusha shpk etj nuk po mjellin pallate edhe ne prapanicat e rames,erionkes,i pa emer,gr,astrit,maloku se qelbi deri ne hen kundermon pastaj.e pat roshin nuk e derguan ne burg vetem qe ti perdhunoj ne grup femijet e malokut,gr,astrit,disa te pa emer etj ,qe pastaj ti bejn gati per prostitut te frrokes,doshit e ndokes.

  7. Grabitje spektakulare shteti si nen okupim,pushtimin ottoman.
    Flas pas masakrrave 250 vjeqe nga turqit,dhe dikur obliguar shqiptaret vetem te punojnecsi eksllav per pashallaret turq..
    nje grusht pleshtash te organizates Ps me multi-etni ti komandojn nje populle te terē.
    nje poulle duhet punuar per xhepat e Edi Turkut per te paguar taksa e grabit qdo tender dhe trafik masive edi turku me ps multi-etnike.
    kush eshte ai hendikap mental qe nuk thote,se shqiperia eshte Ri-pushtuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *