• |
ide | kryesore

VIDEO/ E vërteta e gruas që futi në xhep medaljen e Kupës së Botës

F1, Sport



A u vodh në sytë e të gjithë botës një nga medaljet e arta të “Rusi 2018”? Për këtë rast po flitet gjithandej prej 3 ditësh.

Bëhet fjalë për Marion Mayer-Vorfelder, vajza e ish-presidentit të federatës gjermane që qëndronte pas presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino dhe presidentit rus, Vladimir Putin.

Ajo u dorëzoi medaljet kroatëve dhe francezëve, por një moment u pa të fuste një medalje në xhep. Gazetat dhe portalet vërshuan me tituj: “A e vodhi një medalje zonja e FIFA-s?”

Pas shumë spekulimeve, FIFA është detyruar që të bëjë një sqarim zyrtar. Sipas FIFA-s, një medalje ishte e tepërt.

Në total shpërndahen 50 medalje për çdo ekip, por ekipit francez i mungonte një anëtar. Medaljen e mbetur ajo e futi në xhep dhe sipas FIFA-s, ajo e dorëzoi atë më vonë. Diçka normale.

https://www.youtube.com/watch?v=DznzVZ81z5M



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *