• |
ide | kryesore

VIDEO/ Gjendet pas 30 vitesh autori i krimit që tronditi SHBA-të

Lajme, Të fundit



Është zbardhur më në fund një nga krimet më të rënda dhe më misterioze që tronditi SHBA-në 30 vitë më parë. Bëhet fjalë për një krim të vitit 1988, kur vogëlushja 8-vjeçare April Tinsley u zhduk në rrugë, ndërsa ishte duke ishte duke luajtur me një shok. Ajo u gjet tre ditë më vonë e pajetë, 30 milje më larg. Nga hetimet u zbulua se Tinsley u përdhunua, pastaj u mbyt dhe u varros në një lëndinë.

Megjithëse hetuesit siguruan gjurmë të ADN-së, ata nuk arritën ta arrestonin autorin. Tri dekada pas krimit të tmerrshëm, hetuesit amerikanë arritën ta gjejin atë. Sipas ADN-së, vrasësi është John D. Miller, një 59-vjeçar, që më në fund është arrestuar. Pas arrestimit, ai pranoi se në prill të 1988, e kishte marrë vajzën në makinën e tij, kishte abuzuar seksualisht me të dhe më pas e kishte vrarë. ©LAPSI.al

https://www.youtube.com/watch?v=LzlO1ZqFxtw



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *