• |
ide | kryesore

Vrasja e çiftit në Shkodër, autori e vodhi makinën në Tiranë

Lajme, Të fundit



Grupi hetimor i çështjes së vrasjes së dyfishtë në Shkodër, ka sekuestruar pamjet filmike të një biznesi që ndodhej aty pranë ngjarjes, ndërkohë që mister ngelet pista e krimit.

Autori pak pas vrasjes së çiftit është larguat me një mjet “Benz C Class” në drejtim të lagjes “Kiras”. Më pas ai ka marrë drejtimin në Zooteknike, duke u ndalur në zonën e By Pass-it të Shkodrës që është në ndërtim e sipër, ku dhe i ka vënë flakën mjetit, brenda të cilit ishte arma.

Ndonëse nuk dihet ende identiteti i autorit, mësohet se ai është relativisht i gjatë, ndërsa gjatë kohës që kreu krimin mbante një kapele në kokë. Mësohet se mjeti tip “Benz C Class” që u përdor për krimin është vjedhur në Tiranë, ndërsa pjesët e makinës janë marrë në vende të ndryshme dhe mjeti është montuar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *