• |
ide | kryesore

Chelsea prezanton Sarrin: “Blutë nuk luajnë si anglezë, ndaj i përshtatem”

Sport



Chelsea prezanton teknikun e ri, Maurizio Sarri, që vendos pikat mbi që në hapat e parë. Tekniku sqaroi situatën me Napolin, që vonoi edhe transferimin e tij në Lodër, ndërsa ka bërë edhe një vlerësim të kampionateve. “Kisha një situatë për të zgjidhur me Napolin dhe kjo na vonoi disi në përgatitje. por do ti nisim menjëherë. Për mua është një sfidë tërheqëse, sepse Premier League është më e fortë se Serie A. Nuk do ta ndryshoj mënyrën time të lojës. Dua të zbavitem dhe e di se Chelsea nuk ka një mënyrë loje tipike angleze, e kjo më jep besim”.

Merkato dhe Hazard…

Disa lojtarë të rëndësishëm si Eden Hazard mund të largohen nga Chelsea, ndërsa në ardhje e sipër është Higuain: “Eshtë e qartë se të gjithë duam të mbajmë lojtarët më të mirë – komentoi Sarri -, por të shohim si do të shkojë merkato në ditët e ardhshme. Jam një nga pak trajnerë që mërzitet nga merkato, nuk më pëlqen të flas e nuk jam i interesuar. Detyra jonë është të rrisim lojtarët që kemi në dispozicion”.

Sukseset e Contes dhe largimi i tij…

Conte u largua nga Chelsea pasi kishte fituar një Premier League e një FA Cup: “Nuk e di cfarë duhet të bëj për të mbajtur pozicionin tim, dua të zbavitem e të kem një skuadër kompetitive. Në Napoli ia dola e shpresoj edhe këtu të bëj të njëjtën gjë, vetëm se duke fituar ndonjë trofe”.

Filozofia Sarri…

Tekniku njihet për idetë e tij ofensive, e ndoshta do ta ketë të vështirë të imponohet menjëherë në Londër. Edhe Guardiola e pati të vështirë në fillim të adaptojë idetë e tij tek skuadra: “Pep është një trajner i jashtëzakonshëm, një gjeni e për këtë e ka patur të vështirë të shpjegojë qëllimet e tij. Vitin e parë e pati të vështirë, pastaj bëri 100 pikë në Premier që është dicka e papërsëritshme. Pòr Guardiola është unik” ka deklaruar Sarri, duke shmangur krahasimet me spanjollin, por edhe duke dhënë mesazhin qartë se filozofia e tij është ajo e një fituesi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *