• |
ide | kryesore

Daja e kishte të preferuar, Alves i jep lamtumirën Flamurtarit

Sport



Dëshira e Flamurtarit për të qenë kompetitiv në sezonin e ardhshëm ka marrë një goditje të fortë nga Danilo Alves. Sulmuesi brazilian, njeriu fondamental i dy viteve të fundit në Vlorë, ka publikuar vendimin për të mos u bërë pjesë e skuadrës së Ilir Dajës për 2018-19. “Shumë falënderime për Flamurtarin, për këto dy vite e gjysmë. Shumë falënderime për tifozët dhe qytetin e mrekullueshëm të Vlorës. Faleminderit presidentit Idrizi për vlerësimin që ka pasur gjithmonë për mua dhe për familjen time, dhe për çdo gjë që ka bërë këto kohë. I uroj më të mirat Flamurtarit”, shkruan në faqen e tij zyrtare në instagram braziliani. Fjalë të qarta lamtumire, por është një lëvizje shumë e cuditshme e lojtarit dhe klubit bashkë, në kohën kur numri 99 ka qenë i preferuari i teknikut që në kohën kur drejtonte Skënderbeun. Daja madje tentoi ta merrte lojtarin në Korcë pa sukses, për shkak të vetos që vuri administratori Sinan Idrizi në atë kohë. E pikërisht kur gjërat u dukën të sigurta për të dy palët që vlerësoheshin në distancë, erdhi ky vendim i 27 vjecarit që duket më tepër se lidhet me pakënaqësi financiare. Alves kishte kërkuar edhe më parë të mbyllte kontratën me vlonjatët, por kuqezinjtë bënë të vlente kontrata, duke e risjellë sërisht futbollistin në skuadër. Këtë herë, me kontratën të parinovuar, nuk ka shërbyer as Daja për ta mbajtur Danilon tek Flamurtari. Sulmuesi nuk është se ka qenë ekspert i portave, në 65 ndeshje me vlonjatët ka shkuar në gol 10 herë, ndërsa ka dhënë edhe 8 asist: shifra jo entuziaste, por që braziliani i ka abanshkaluar me lojëra prestigji, sakrificë e vullnet që e bënë menjëherë beniamin të tifozëve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *