• |
ide | kryesore

Jorida Tabaku i përmend Artan Shkrelit, atë që ai nuk do të donte t’ia kujtonin (video)

Arkiva, Të fundit



Jorida Tabaku i përmendi Artan Shkrelit, atë që ai nuk do donte t’ia thoshte askush publikisht: të ngrejë zërin për mbrojtjen e trashëgimisë për të cilën ka bërë namin kur ishte në opozitë. Ky lloj angazhimi me qera, që i mbron vlerat kur nuk je në pushtet dhe i braktis ato sapo e kap atë, është një ves i vjetër i intelektualëve tanë. Shkreli si një “mbrojtës i trashëgimisë kulturore”, duhet të flasë për godinën simbol të Trashëgimisë Kulturore në Shqipëri, Teatrin Kombëtar, ka thënë Tabaku.

Gjatë një debati në Komisionin e Ekonomisë, Tabaku iu drejtua: “Zoti Shkreli, nëqoftëse keni diçka për të komentuar unë besoj se është rasti që të flasësh edhe për Teatrin. Dole për kangjellat e Presidencës, mendoj se ka ardhur dita që si një adhurues i Trashëgimisë kulturore dhe identitetit kombëtar, të dalësh dhe të flasësh për Teatrin”, i tha ajo zv/ministrit të Transporteve, që u paraqit në komisionin e ekonomisë.

©Lapsi.al



5 Comments

  1. per mendimin tim nqs kjo merr drejtimin e PD, atehere ka shanse qe kjo parti te vij ne pushtet, LULJA E VYSHKUR E hOLLANDES ESHTE PJESE E MARREVESHJES ME BOJAXHIUN E RILINDJES

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *